• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

FORMULA 1/ Leclerc ndez Ferrarin: Në Monako, gjithçka e mundur

03/06/2026
FORMULA 1/  Leclerc ndez Ferrarin: Në Monako, gjithçka e mundur

Për Sharl Lëklerk, Çmimi i Madh i Monakos është një garë e pazëvendësueshme dhe, në edicionin e 83-të, përfaqëson një nga mundësitë më të mira të kohëve të fundit për të ndërprerë një periudhë pa fitore që për Ferrari zgjat prej më shumë se një viti e shtatë muajsh, pra që nga triumfi e Karlos Sainz në Çmimin e Madh të Meksikës 2024.

Pak më herët se ajo fitore e spanjollit ishte edhe paraqitja e fundit për Sharl Lëklerk në podiumin më të lartë, në Çmimin e Madh të Italisë të po atij viti. Gara e Monzës ishte fitorja e dytë sezonale për monegaskun, i cili disa muaj më parë kishte arritur edhe suksesin e tij të parë dhe deri tani të vetmin në Montekarlo.

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Lëklerk flet për shanset e tij dhe të Ferrarit për të fituar sërish në Principatë, për gjendjen aktuale të makinës së kuqe, për raportin me shokun e skuadrës Luis Hamilton, si dhe për rëndësinë e pranisë së bashkëshortes së tij Aleksandra Saint Mleux. “Një sezon si ky që po kalojmë u lejon skuadrave të kenë një zhvillim shumë të shpejtë, dhe viti i kaluar na ka mësuar sa shpejt mund të ndryshojnë hierarkitë. Ky sezon mund të marrë çdo drejtim dhe Botërori është ende i hapur. Duhet të vazhdojmë të punojmë në mënyrën e duhur. Nuk mendoj se e kam parë ndonjëherë skuadrën kaq afër limiteve. Ka një mentalitet agresiv që më pëlqen shumë. Ajo që është ndryshe tani është qetësia, duam rezultate, por në të njëjtën kohë ka më shumë kthjelltësi në menaxhim, gjë që nuk ka qenë gjithmonë e tillë në të kaluarën. Shpresojmë të rikthehemi shpejt te fitoret. Monako është gjithmonë një pistë speciale, ku gjithçka mund të ndodhë. Sezoni është ende i gjatë”, u shpreh fillimisht Lëklerk.

RAPORTI ME HAMILTONIN Më tej ai foli për raportin me shokun e skuadrës, Luis Hamilton: “Nuk e di çfarë mund të ketë mësuar Hamilton nga unë. Unë kam mësuar shumë prej tij. Ai ka një metodë pune shumë të saktë, që në disa aspekte më ka hapur mendjen. Kam pasur fat të madh në karrierë, shokë skuadre jashtëzakonisht të talentuar dhe secili prej tyre më ka lënë diçka që më ka ndihmuar të rritem”.

PARTNERJA Lëklerk doli më pas edhe jashtë piste, duke theksuar rëndësinë e mbështejtes nga partnerja e tij, Aleksandra si dhe nga familja. “Dita e dasmës me Aleksandrën ishte e paharrueshme. Bëmë një ceremoni të vogël në Montekarlo, ndërsa festën më të madhe do ta bëjmë më vonë. Nuk e prisja të isha kaq emocional. Të kesh pika referimi në këtë jetë kaq të shpejtë është thelbësore për të mbetur vetvetja dhe për të mos humbur kontaktin me botën jashtë garave. Ajo është aty, dhe gjithashtu familja ime, nëna dhe vëllezërit e mi. Një fëmijë që dëshiron të bëhet pilot? Jo, më mirë jo! Nuk do të jem unë që vendos, por nëse do të zgjidhja, do të doja të bënte diçka tjetër. Mjafton që po ndjek garat e vëllait tim më të vogël, Artur Lëklerk, dhe është tashmë një përjetim i vështirë. Nuk dua ta imagjinoj një fëmijë në këtë botë të garave…”, përfundoi piloti monegask.

Related Posts

Transferim rekord, Muçi futet në historinë e Trabzonspor
Sport

EMRAT/ Miliona euro për Muçin, zbulohen dy klubet e Bundesligës pas futbollistit të Kombëtares

14/06/2026
Miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut/ Kombëtarja U-14 nis sot grumbullimin në Korçë, trajneri Vitobello fton 21 lojtarë
Sport

Miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut/ Kombëtarja U-14 nis sot grumbullimin në Korçë, trajneri Vitobello fton 21 lojtarë

14/06/2026
Milan gjen pasuesin e Allegri-t, Ruben Amorim shumë pranë firmës me “Djalli-n”
Sport

Milan gjen pasuesin e Allegri-t, Ruben Amorim shumë pranë firmës me “Djalli-n”

14/06/2026
NBA/ New York shpallet kampione, Knicks mund Spurs e rikthen titullin pas 53 vitesh. Shpërthen festa në  New York City
Sport

NBA/ New York shpallet kampione, Knicks mund Spurs e rikthen titullin pas 53 vitesh. Shpërthen festa në New York City

14/06/2026
Brazili pa shkëlqim, Ancelotti ngec në Botëror, Maroku i “rrëmben” pikë
Sport

Brazili pa shkëlqim, Ancelotti ngec në Botëror, Maroku i “rrëmben” pikë

14/06/2026
“Fikën” yjet e Turqisë, Australia i jep leksion në Botëror
Sport

“Fikën” yjet e Turqisë, Australia i jep leksion në Botëror

14/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Transferim rekord, Muçi futet në historinë e Trabzonspor

EMRAT/ Miliona euro për Muçin, zbulohen dy klubet e Bundesligës pas futbollistit të Kombëtares

14/06/2026
Miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut/ Kombëtarja U-14 nis sot grumbullimin në Korçë, trajneri Vitobello fton 21 lojtarë

Miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut/ Kombëtarja U-14 nis sot grumbullimin në Korçë, trajneri Vitobello fton 21 lojtarë

14/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al