• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

FOTO LAJM/ Në Gjirokastër koalicioni forcohet çdo ditë e më shumë…

10/05/2018
FOTO LAJM/ Në Gjirokastër koalicioni forcohet çdo ditë e më shumë…

Vizita e presidentit Ilir Meta sot në Gjirokastër, shërbeu edhe si një rast për të afirmuar sërish aleancën PD-LSI. Deputeti i PD-së, Tritan Shehu qëndronte pranë kryebashkiakes Zamira Rami. Aty afër ishte edhe deputeti Vangjel Tavo. Pak më tej kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko bashkë me disa këshilltarë demokratë. Prania e të gjithëve aty bashkë nuk ishte thjesht për shkak të protokollit apo në respekt të institucionit të Presidentit të Republikës. Në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës ka kohë që PD dhe LSI kanë koordinuar veprimet.

Pasi krijuan një shumicë të brishtë shkarkuan kryetarin e këshillit, Roland Karalli për të zgjedhur Mimoza Comon. Më pas tentuan për shkarkimin e sekretarit të këshillit. Nga tjetër Zamira Rami emëroi si administrator të Lazaratit kreun e PD-së në këtë fshat. Asnjë nga radhët e njerëzve të PD në Gjirokastër nuk artikulon më akuza ndaj kryebashkiakes apo ndaj deputetit Tavo. PD e konsideronte më parë Zamira Ramin si një kukull në duart e Vangjel Tavos. Sot gjërat kanë ndryshuar, PD-LSI do të shkojnë bashkë në zgjedhje.

Cilido qoftë kandidati i opozitës, ai do të shkaktojë jo pak debate. PD nga njëra anë kërkon kandidat të vet për Gjirokastrën, ndërsa Zamira Rami kërkon mandat të dytë. Mbetet të shohim se kush do të hapë rrugë i pari; Tërhiqet PD dhe mbështet Zamira Ramin apo tërhiqet LSI dhe mbështet një kandidat të propozuar nga PD? Ose Zamira Rami ‘kapërcen’ te PS.  Asgjë nuk është e pamundur!  

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

PS miraton e vetme reformën territoriale, fshihen nga harta 15 bashki
Kryesore

PS miraton e vetme reformën territoriale, fshihen nga harta 15 bashki

09/10/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!
Kryesore

Leonard Hide kundër shkrirjes së bashkisë: Libohova duhet të ekzistojë

08/10/2026
Deputeti i PS ndryshoi qëndrim për territorialen, Berisha: Zgjodhe Big Marketin, jo vullnetin e Selenicës
Kryesore

Deputeti i PS ndryshoi qëndrim për territorialen, Berisha: Zgjodhe Big Marketin, jo vullnetin e Selenicës

08/10/2026
Braçe: Mu tha nominalisht në mbledhje grupi, po nuk e votove largohu. Ose do rri ose do iki!
Kryesore

Braçe: Mu tha nominalisht në mbledhje grupi, po nuk e votove largohu. Ose do rri ose do iki!

08/10/2026
Elisa Spiropali: Reforma Territoriale nuk është një reformë, duhet ta themi këtu hapur. Keqardhje, por këtu po bëhet teatër
Kryesore

Elisa Spiropali: Reforma Territoriale nuk është një reformë, duhet ta themi këtu hapur. Keqardhje, por këtu po bëhet teatër

08/10/2026
Mirela Kumbaro: Sot Libohova nuk është vendi i mungesave, por vendi i mundësive (VIDEO)
Kryesore

Mirela Kumbaro: Sot Libohova nuk është vendi i mungesave, por vendi i mundësive (VIDEO)

08/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Perandoria Messi”, argjentinasi “mbret” jo vetëm në fushën e lojës

“Perandoria Messi”, argjentinasi “mbret” jo vetëm në fushën e lojës

09/10/2026
Abissnet Superiore/ Jo vetëm derbi, java e 6-të rezervon edhe Vllaznia-Dinamo, shkodranët në “hall”,”blutë” synojnë kreun – Balkanweb.com – News24

Abissnet Superiore/ Jo vetëm derbi, java e 6-të rezervon edhe Vllaznia-Dinamo, shkodranët në “hall”,”blutë” synojnë kreun – Balkanweb.com – News24

09/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al