• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fshihen, janë mposhtur në gara e fundit – Balkanweb.com – News24

26/08/2026
Fshihen, janë mposhtur në gara e fundit – Balkanweb.com – News24

Andrea Kimi Antoneli vazhdon të përparojë me një ritëm të jashtëzakonshëm, pavarësisht se nuk ka më atë formën e shkëlqyer të fillimit të sezonit, kur regjistroi disa fitore radhazi. Italiani kaloi momente të vështira në Barcelonë dhe Silverston, ku u detyrua të braktiste garat për arsye jashtë kontrollit të tij, por është rikthyer me një qëndrueshmëri të befasishme.

Pas një paraqitjeje fantastike në Hungari, përpara pushimit veror, Antoneli e konfirmoi formën e tij edhe në Çmimin e Madh të Holandës, ku siguroi një vend të dytë me shumë vlerë. Bilanci i tij është mbresëlënës: 59 pikë avantazh në krye të renditjes së Formulës 1. Me këto rezultate dhe me një makinë që ka qenë superiore në një pjesë të mirë të pistave të këtij sezoni, piloti italian shihet si favorit i madh për titullin.

Megjithatë, Mercedesi, që shpesh i analizon situatat me shumë nuanca, nuk është aq i bindur. Edhe pse është e vërtetë se makina e tyre humbi ritëm në pjesën e dytë të garës në Zandvort, veçanërisht me gomat e forta, skuadra e sheh këtë si një çështje kyçe në raport me rivalët. Dhe arsyeja, sipas tyre, është e qartë: “Nuk kemi paratë e rivalëve të tjerë për të bërë përmirësime”. Kjo deklaratë vjen, natyrisht, nga drejtuesi i Mercedesit, Toto Volf. Austriaku po sheh një MekLaren gjithnjë e më konkurrues, një Ferrari që ka sjellë një sërë përditësimesh nga Maranelo dhe një Red Bull që, për momentin, mbetet qartësisht pas tyre. Kjo e shqetëson në perspektivën e mbrojtjes së interesave të Antonelit dhe Rasëllit, të cilët kryesojnë renditjen.

“Nuk kemi paratë. Këtë sezon jemi përpjekur të punojmë me atë që kemi dhe duhet t’i shpërndajmë përmirësimet në mënyrë të barabartë, duke u bazuar në momentin kur ato mund të jenë më optimale për të marrë pikë”, shpjegoi Volf. Bëhet fjalë për kufirin buxhetor të skuadrave, i cili këtë sezon është rreth 215 milionë dollarë për ekip.

“Kjo është ajo që mund të bëjmë. Është një garë zhvillimi dhe, nëse sjell një përmirësim, çdo ekip kryesues mund të fitojë disa të dhjeta sekonde. Dhe pikërisht aq humbet”, shpjegoi Volf. Megjithatë, Mercedesi vazhdon të dominojë kampionatin me autoritet. Për Norrisin, rikthimi në garën për titullin do të kërkonte një përmbysje të madhe, pasi aktualisht ai ndodhet 83 pikë prapa. Kampioni i botës, pavarësisht se MekLareni i tij shihet si një nga makinat më të fuqishme, tregohet më i kujdesshëm.

“Nuk besoj se ata duan të thonë se janë vetë më të shpejtët. Nuk besoj se duan të thonë se janë skuadra që duhet mposhtur. Por ata janë mposhtur dhe ky është realiteti. Megjithatë, nëse nuk do ta kisha kaluar Kimin, nuk do ta kisha fituar garën”, tha Norris. Kapitujt e këtij sezoni do të vazhdojnë dhe në Monza pritet një tjetër zhvillim i rëndësishëm, pasi Antoneli pritet të marrë një penalizim për montimin e një motori të ri. Ndërkohë, Volf përpiqet të qetësojë situatën dhe të menaxhojë presionin në një kampionat ku rivalët po bëhen gjithnjë e më të fortë. “Po, po bëhet më e vështirë se në fillim të sezonit”, përfundoi Volf.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Seferi sfidon Rey Manaj, duel në distancë për “Këpucën e Artë” në Turqi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Seferi sfidon Rey Manaj, duel në distancë për “Këpucën e Artë” në Turqi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

08/09/2026
Nuk ka asnjë ofertë për Olise, me të flasim në verë – Balkanweb.com – News24
Sport

“Ai është një magjistar”, drejtori i Bayern: Nuk ka asnjë ofertë për Olise, me të flasim në verë

08/09/2026
Nuk ka asnjë ofertë për Olise, me të flasim në verë – Balkanweb.com – News24
Sport

Nuk ka asnjë ofertë për Olise, me të flasim në verë – Balkanweb.com – News24

08/09/2026
Ndeshje speciale? Jo, është si gjithë të tjerat – Balkanweb.com – News24
Sport

Inter humbet Dimarco-n, edhe Reali me mungesa, Mou: Ndeshje speciale? Jo, është si gjithë të tjerat

08/09/2026
Ndeshje speciale? Jo, është si gjithë të tjerat – Balkanweb.com – News24
Sport

Ndeshje speciale? Jo, është si gjithë të tjerat – Balkanweb.com – News24

08/09/2026
Dëmtim dhe eleminim, Neymar-in e tradhëtojnë nervat: Fusha më e keqe ku kam luajtur ndonjëherë
Sport

Santos humbet Neymar, ylli brazilian mungon gjatë

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Seferi sfidon Rey Manaj, duel në distancë për “Këpucën e Artë” në Turqi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Seferi sfidon Rey Manaj, duel në distancë për “Këpucën e Artë” në Turqi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

08/09/2026
Nuk ka asnjë ofertë për Olise, me të flasim në verë – Balkanweb.com – News24

“Ai është një magjistar”, drejtori i Bayern: Nuk ka asnjë ofertë për Olise, me të flasim në verë

08/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al