• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gabimet 1ë bëhën gjatë kujdesit të lëkurës

08/02/2021
Gabimet 1ë bëhën gjatë kujdesit të lëkurës

Edhe nëse jeni të fiksuar pas kujdesit ndaj lëkurës, diçka mund t’ju ketë shpëtuar ose diku keni lexuar një informacion të gabuar dhe e keni ndjekur gjatë gjithë rutinës suaj. Sido që të jetë arsyeja, më poshtë gjeni disa prej gabimeve më të zakonshme që bëhen gjatë kujdesit për lëkurën:
1. Përdorimi i tepërt i produkteve të kujdesit për lëkurën
Me kaq shumë produkte sa shohim, është e vështirë të dihet se cilat duhet të përdoren dhe kur. Sa më shumë, aq më mirë apo jo? Gabim!
Ndonjëherë ju mund të vendosni shumë sasi produkti në fytyrë dhe ta mbingarkoni atë me përbërës aktivë. Përpiquni t’i mbaheni këtij rregulli: Sa më i fortë të jetë përbërësi, aq më pak duhet ta përdorni.
Marrim si shembull acidin salicilik. Ai është një eksfoliator super i fuqishëm kështu që duhet ta përdorni vetëm disa herë në javë dhe jo në bashkëpunim me formula të tjera eksfoilimi.
2. Neglizhimi i qafës
Nëse vazhdoni të mos e përfshini qafën në rutinën tuaj të kujdesit ndaj lëkurës, do të shihni se me kalimin e kohës, linjat apo vijëzimet e para në qafë s’do përputhen me ato në fytyrë. Me lëvizje nga poshtë-lart, aplikoni çdo produkt edhe në qafë dhe tregohuni të butë, pasi lëkura në atë zonë është shumë e ndjeshme.
3. Renditja e gabuar e aplikimit të produkteve
Rregulli i përgjithshëm që duhet të ndiqni është: Zbatoni së pari formulat më të lehta, në mënyrë që ato të mos bllokohen nga kremrat më të rëndë. Ju gjithashtu duhet të prisni disa minuta ndërmjet aplikimit të çdo produkti.
Radha e saktë: Larës-Toner-Serum-Kremi i syve-Kremi hidratues-SPF.
4. Neglizhimi i buzës së sipërme
Buzët plaken më shpejt se pjesa tjetër e fytyrës, prandaj mos harroni t’i kushtoni vëmendje buzës së sipërme dhe hapësirës midis hundës dhe buzës së sipërme. Dermatologë dhe estetistë të ndryshëm sugjerojnë që kremin e syve ta aplikoni dhe në buzën e sipërme, pasi ai lloj kremi ka zakonisht përbërës për të rritur prodhimin e kolagjenit dhe për të forcuar dhe tonifikuar lëkurën.
5. Aplikimi i pasaktë
Si t’i aplikoni kremrat në mënyrë korrekte: Rrëshqitni majat e gishtave nëpër fytyrën tuaj, duke përdorur lëvizje të lehta lart, nga brenda në pjesën e jashtme të fytyrës. Pastaj, duke përdorur goditje të vogla e të buta, rrëshqisni produktin përgjatë mjekrës. Përfundoni me zonën e syve, duke përdorur lëvizje të buta. Një aplikim i saktë dhe i butë i kremrave ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut në lëkurë.
6. Dehidratimi
Rregulli numër një i kujdesit për lëkurën: Të pini shumë ujë.
Nëse trupi juaj, dhe rrjedhimisht lëkura juaj, është e dehidratuar, ajo s’do duket e gjallë, poret do bëhen më të dukshme dhe linjat më të theksuara.
7. Mungesa e SPF-së
Ajo që shumë njerëz nuk e kuptojnë është se 90% e mënyrës se si lëkura juaj plaket lidhet drejtpërdrejt me ekspozimin në diell dhe kjo është plotësisht brenda kontrollit tuaj: Aplikoni krem kundër diellit, gjithmonë!
Sigurohuni ta vendosni në fund të aplikimit të çdo kremi tjetër dhe para vendosjes së makeup-it. Mbani mend se kremi i diellit kërkon 20 minuta për t’u aktivizuar.

Related Posts

“Ngjyra e katërt” po vjen në semaforët në rrugët e Evropës, si po e ndryshon e bardha trafikun
Lifestyle

“Ngjyra e katërt” po vjen në semaforët në rrugët e Evropës, si po e ndryshon e bardha trafikun

19/04/2026
Studimi rrëzon mitin! Indigjenët nuk shkaktuan zhdukjen e zogjve në Hawaii
Lifestyle

Studimi rrëzon mitin! Indigjenët nuk shkaktuan zhdukjen e zogjve në Hawaii

19/04/2026
Studim i ri/ Foshnjat Neandertale rriteshin shumë më shpejt se njerëzit modernë
Lifestyle

Studim i ri/ Foshnjat Neandertale rriteshin shumë më shpejt se njerëzit modernë

19/04/2026
Pas eksperimentit me arsimin dixhital, Suedia rikthen librat e shtypur në shkolla
Lifestyle

Pas eksperimentit me arsimin dixhital, Suedia rikthen librat e shtypur në shkolla

19/04/2026
Tifozi zviceran i Bazelit udhëtoi për të parë ekipin e tij në Milano dhe përfundoi i pastrehë për 11 vite, historia e trishtë e Rolf Buddle
Lifestyle

Tifozi zviceran i Bazelit udhëtoi për të parë ekipin e tij në Milano dhe përfundoi i pastrehë për 11 vite, historia e trishtë e Rolf Buddle

17/04/2026
“Më dhanë alkool me tepri dhe u aksidentova!”/ U rrëzua në anijen turistike, infermierja fiton 300 mijë dollarë dëmshpërblim nga kompania
Lifestyle

“Më dhanë alkool me tepri dhe u aksidentova!”/ U rrëzua në anijen turistike, infermierja fiton 300 mijë dollarë dëmshpërblim nga kompania

16/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ngjyra e katërt” po vjen në semaforët në rrugët e Evropës, si po e ndryshon e bardha trafikun

“Ngjyra e katërt” po vjen në semaforët në rrugët e Evropës, si po e ndryshon e bardha trafikun

19/04/2026
Kunata e Selinit habit me deklaratën për çmimin, çfarë tha Greta?

Kunata e Selinit habit me deklaratën për çmimin, çfarë tha Greta?

19/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al