• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gafa e drejtorit të ujësjellësit në Sarandë/ Pak ujë, o shok, O Lulo, o vëlla…

20/02/2018
Gafa e drejtorit të ujësjellësit në Sarandë/ Pak ujë, o shok, O Lulo, o vëlla…

Nga Entela Resuli

Drejtorin e Ujësjellësit të Sarandës nuk e njihte askush deri paraditen e sotme. Një intervistë e tij është bërë virale në rrjet, për një fjali të thënë nga ky zyrtar, i cili kujdeset për ujin që përdorin banorët në qytetin e tij. Emri i tij është Sheme Lulo. I pyetur se sa orë në ditë furnizohet qyteti me ujë, përgjigjet “8 orë”. I pyetur nëse ky furnizim është i mjaftueshëm, Lulo nxjerr “perlën” që do e bënte të famshëm: “Unë i kam lënë edhe tri ditë pa ujë për të parë sesa kërkesë ka. S’i ka rënë asnjëri telefonit që të thotë “shiko se jam pa ujë””.

Po, me qetësi, pas asnjë grimcë emocioni ai thotë se ka bërë këtë eksperiment me banorët e Sarandës dhe rrethinave të saj. Sipas tij, fakti që njerëzit nuk kanë reaguar do të thotë se mund të qëndrojnë edhe tre ditë pa ujë. Mos vallë njerëzit në Sarandë janë kthyer në deve!? Apo kryetari i sheh me këtë sy!? Po Lulo vetë, a ka patur ujë në shtëpi, kur të tjerët kanë qenë pjesë e eksperimentit të tij?! Sot tregon se sarandjotët rrinë edhe tre ditë pa ujë dhe nuk bëjnë zë, ndërsa gjatë verës e mbushi detin me m*t, për shkak të çarjes së tubave të ujërave të zeza pranë Ksamilit. Nuk ka faj Lulo! Ata që durojnë i kanë fajet. Populli! Kjo tregon se çfarë mentaliteti ka në këtë vend.

Sa më shumë të na lenë pa ujë, aq më shumë durojmë! Sa më shumë të na lenë pa drita, aq më shumë na errësohen sytë! Sa më shumë na ngrenë taksat, aq më shumë trembemi dhe heshtim! Sa më shumë të na kërcënojnë dhe dhunojnë çdo ditë për vendin e punës, për vendin e parkimit, për rritjen e çmimeve, aq më shumë durojmë! Na zënë edhe dritën e diellit, pasi në parvazin e dritares të vjen ai “i madhi” dhe të ndërton një derr pallati, dhe… kujt i ankohesh, për be!? Jemi mësuar të jetojmë nën diktatin e dhunës së vazhdueshme, vetëm kështu e shijojmë… jetën, sepse gëzojmë, kur na hedhin ndonjë kockë. I gëzojmë pikës së ujit, kur na vjen edhe pse ka munguar për tre ditë! Ndoshta nuk do të ishte fare e nevojshme të ngriheshim në protestë për çështjen e detit, ujë të cilin nuk do ta përdorim kurrë. Më e drejtë do të ishte të çoheshim për ujin që (s) na vjen në rubinetin e shtëpisë. Këtu fillon e gjitha! Pak ujë, pak dritë, o shok, O Lulo, o vëlla…

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E keni vënë re? Kate Middleton nuk heq dorë nga kjo diademë ikonike

E keni vënë re? Kate Middleton nuk heq dorë nga kjo diademë ikonike

19/03/2026
Çfarë ndodhi? Demi Lovato anulon koncertet për arsye shëndetësore

Demi Lovato: Më parë hyja në dyqanin ushqimor dhe qaja

18/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al