Televizioni publik i Greqisë EPT ka bërë një gabim gjatë transmetimit të ndeshjes së hendbollit mes Greqisë dhe Kosovës. Siç raportohet nga mediat greke, teksa kanë bërë prezantimin e flamujve të të dyja shteteve, në vend të hartës në Flamurin e Kosovës kanë vendosur atë të Australisë. Më pas ata e vunë re gabimin e korrigjuan gjatë ndeshjes ku dhe kanë vendosur flamurin e Kosovës. Flamuri i Kosovës përmban gjashtë yje të bardhë në një sfond blu, secili yll simbolizon gjashtë grupet kryesore etnike të Kosovës. Poshtë harkut të formuar nga yjet është harta e Kosovës me nuancë të artë.