• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazetari: Shërbimet sekrete greke lajmëruan shqiptarët për ekstremistin Kacifas (VIDEO)

17/12/2021
Gazetari: Shërbimet sekrete greke lajmëruan shqiptarët për ekstremistin Kacifas (VIDEO)

Gjykata e Gjirokastrës ka pushur zyrtarisht çështjen e vdekjes së ekstremistit grek, Kostandin Kacifas, në fshatin Bularat. I ftuar në studion e ABC Live me Juli Xhokaxhi, gazetari i ABC Ferdinand Dervishi komenton deklaratat e familjarëve të cilët pretendojnë se djali i tyre u vra nga RENEA. Sipas tij, ka të drejtë të bëjë një deklaratë të tillë, pasi fillimisht versioni zyrtar ishte se i riu u vra nga forcat shqiptare.

Gazetari e ka cilësuar vendimin gjithashtu si një manovër zbutje, për gafën e madhe që është bërë fillimisht me lajmin e rremë.

“Nuk ka faj babai që thotë e djali ma vrau RENEA sepse kështu u tha, ishte version zyrtar, derisa e thotë kryeministri i gënjyer nga Ardi Veliu. Nuk ka faj babai. Por tani, sikur kjo të ishte bërë, sikur e vërteta të ishte thënë, qoftë edhe fotot të publikoheshin, gjërat do të kishin ndryshuar, tani nuk do kishim një ngjarje kaq të madhe. Unë mendoj se gjykata e Gjirokastrës është tërhequr që edhe njëherë prokuroria ta rishikojë këtë version. Unë besoj se kjo është një lojë për ta zbutur dhe mbuluar atë gafën e madhe. Besoj se këtu ka një manovër zbutje”, tha ai.

Dervishi sqaron më tej edhe gjetjet e ekspertizës ligjore, ku është zbuluar se plumbat janë të kallashnikovit dhe përjashtohen armët e RENEA-s.

“Kemi ditur që nga një të qëlluara ka qenë me puqitje të plotë, që tregon se ai i ka drejtuar automatikun vetes të shkrepur me breshëri. Në asnjë rast kur është i vendosur në breshëri nuk lëshon një, por dy. Shpjegohet që gazrat e nxjerrë nga tyta e armës në qitjen e parë e kanë shtyrë atë nga trupi i njeriut dhe qitja e dytë është bërë më lart. Kemi bërë edhe përjashtimin e RENEA-s dhe qëllon një nga një. Kështu ne përjashtuam snajperin e RENEA-s. Armët e tjera që filmuam atë ditë janë bereta që kanë fishekë shumë të hollë. Ndërkohë që na u tha se gjurmët janë klasike kallashnikovi. Kështu ishte ajo që shpjeguam”-deklaroi gazetari.

Sipas Dervishit menjëherë pas këtij vendimi të gjykatës do të ketë reagime nga pala greke për qëllime propagandistike. Gazetari zbulon se në kohën kur ka ndodhur ngjarja, ndrëkohë që në Greqi ishte qeveria e Aleksis Tsipras shërbimet sekrete greke kanë njoftuar ato shqiptare për Kacifasin, i cili i përkiste Agimit të Artë.

“Unë besoj se do të ketë reagime nga pala greke. Por kjo mund të bëhet vetëm për qëllime propagandistike. Ndërkohë që kam shumë besim që në kohën kur ka ndodhur ngjarja jam i bindur që shërbimet sekrete greke e dinin dhe kanë lajmëruar shërbimet sekrete shqiptare. Tsipras nuk e donte Agimin e Artë dhe ai ishte pjesë e Agimit të Artë. Nuk besoj se qeveria shqiptare jepte dot një version vetëvrasje. Ata kanë lënë një mjek grek të shikonte kufomën. Grekët i kanë pasur informatat që nuk kemi të bëjmë me një martir, por të Agimit të Arta. Por gjithsesi nota proteste ka pasur”, -sqaroi gazetari./ Abc

Related Posts

Aksident tragjik në Ksamil, humb jetën 20-vjeçari
Kryesore

Aksident tragjik në Ksamil, humb jetën 20-vjeçari

04/08/2026
Kryebashkiaku i Libohovës: Karrigen ma ka besuar populli me votë, atij i detyrohem të mbroj interesat
Kryesore

Kryebashkiaku i Libohovës: Karrigen ma ka besuar populli me votë, atij i detyrohem të mbroj interesat

03/08/2026
Kris arma brenda jahtit në Palasë, policia ndalon 4 persona: Nuk u gjetën sende të paligjshme
Kryesore

Kris arma brenda jahtit në Palasë, policia ndalon 4 persona: Nuk u gjetën sende të paligjshme

03/08/2026
Valë protestash kundër ndarjes së re territoriale, PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive
Blog

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë dhe s’kanë asnjë interes përveçse xhepit të tyre

03/08/2026
3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!
Kryesore

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

02/08/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!
Kryesore

Shkrirja e bashkisë, Hide: Zotërinj vendimmarrës, po jua them edhe një herë: këtu nuk luhet me fatin tim. Respektojeni kontributin që Libohova i ka dhënë këtij vendi

01/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Chelsea “pa frena” në merkato, ish mesfushori i Liverpool vihet nën urdhrat e Xabi Alonso-s

Chelsea “pa frena” në merkato, ish mesfushori i Liverpool vihet nën urdhrat e Xabi Alonso-s

04/08/2026
Në qendër të merkatos verore, presidenti i Trabzonspor i vendos çmim Ernest Muçi-t

Në qendër të merkatos verore, presidenti i Trabzonspor i vendos çmim Ernest Muçi-t

04/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al