• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazetarja nga Tepelena: Zhurma më e dashur e sarandiotëve është…pompa e ujit!

18/08/2019
Gazetarja nga Tepelena: Zhurma më e dashur e sarandiotëve është…pompa e ujit!

Nga Ambrozia Meta

Një burrë i moshuar, afër të shtatëdhjetave, i veshur me kanotierë të bardhë e pantallona të shkurta dok, qëndron i ulur në një stol përballë kutisë shpërndarëse të ujit. Eshtë ora 8 e mëngjesit, kur shkëmbehem me komshiun tim, në sheshpushimin e shkallëve të një pallati ekzistues në Sarandë.

“Po bëj roje për ujin,” më thotë, pa më lënë kohë ta përshëndes. Si të gjithë njerëzit që kanë një shqetësim, nuk është e nevojshme ta ngacmoj, që të shprehet. “Më ka ardhur djali me nusen nga Tirana mo. Kam vetëm di gisht ujë në depozitë. Këtuja, ua japin ujin hoteleve të mëdha që kanë pishina. E ngacmoj me shaka: O xhaxhi mos u mërzit. Nusja dhe çuni le të rrine dy ditë pa u larë dhe ta mbajnë kripën në trup se bën mirë për shëndetin.

Ka në fytyrë një buzëqeshje të sforcuar hallexhiu dhe shan shtetin, ndërsa unë zbres shkallët e pallatit. Zhurma më e dashur për sarandiotët nuk është ajo e dallgëve, por e pompës së ujit. Fishkëllima e pompave që mbushin depozitat, ndihet 3 orë në mëngjes, dhe 3 orë në darkë. Keshtu e mbaj mend Sarandën që nga fëmijëria, kur të afërmit e mi që banonin atje, sa degjonin zhurmën e rubinetit, dilnin në ballkon dhe njoftonin komshinjtë për lajmin e shumëpritur: Erdhi uji.

Komshiu sarandiot, i ulur në stol para kutisë shpërndarëse të ujit, më erdhi në kujtesë, kur lexova njoftimin e Kryeministrit që lajmëronte nisjen e punimeve në muajin shtator për Lungomaren e Sarandës. Saranda ka nevojë për ujë, jo për pllaka. Para se të nisë puna për ndryshimin e shëtitores, duhet bërë furnizimi me ujë 24 orë.

Para se të vendosen palmat, duhet të mendohet për çlirimin e trafikut. Saranda ka vetëm një rrugë ku kalojnë makinat, e cila ështe e ngushtë si korsi biçikletash dhe trafiku aq mbytës, sa shoferët, nga stresi dhe inati i pritjes mund të përfundojnë në kofanon e makinave të njëri – tjetrit, si Mihali.

Related Posts

Djegia e Komisariatit Nr.3, policia arreston të riun nga Gjirokastra
Kryesore

Djegia e Komisariatit Nr.3, policia arreston të riun nga Gjirokastra

22/10/2026
Kryesore

Rama nis “furtunën”, kërkon dorëheqje të drejtorëve në të gjithë vendin

22/10/2026
Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash
Lajme

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash

22/10/2026
5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!
Lajme

5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!

22/10/2026
Protestat e dhunshme, Shqipëria dhe Franca plan të përbashkët ndëshkues
Kryesore

Protestat e dhunshme, Shqipëria dhe Franca plan të përbashkët ndëshkues

22/10/2026
Misteri i zhdukjes së Rajmonda Kotorrit 25 vite më parë në Milano, motra e saj: Dua të di nëse është e gjallë apo e vdekur
Kryesore

Misteri i zhdukjes së Rajmonda Kotorrit 25 vite më parë në Milano, motra e saj: Dua të di nëse është e gjallë apo e vdekur

22/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Barazim ndaj Rennes, një pikë për Juven në Europa League (VIDEO)

Barazim ndaj Rennes, një pikë për Juven në Europa League (VIDEO)

22/10/2026
Djegia e Komisariatit Nr.3, policia arreston të riun nga Gjirokastra

Djegia e Komisariatit Nr.3, policia arreston të riun nga Gjirokastra

22/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al