• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazetarja zbardh detaje të tjera nda dhunimi i avokatit: Iu premtua një tokë ndërtimi. Porositësi i krimit, vjehrri i një prej autorëve

30/05/2024
Gazetarja zbardh detaje të tjera nda dhunimi i avokatit: Iu premtua një tokë ndërtimi. Porositësi i krimit, vjehrri i një prej autorëve

Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë, ku katër persona kanë sulmuar para kopshtit të të birit, avokatin Sokol Mëngjesi.

Në një lidhje direkte për Top Story, Anila Hoxha, sqaron se avokati është goditur për shkak të detyrës, pasi një nga klientët që ai ka përfaqësuar në një gjyq pronësie të fituar, nuk ka pranuar të respektojë kontratën e pagesës.

Sipas Hoxhës, në rastin konkret ishte rënë dakord që pasi Mëngjesi të fitonte gjyqin ku përfaqësonte 8 anëtarë të familjes Sheqeri, mes tyre edhe Dritan Nano (trashëgimtar nga ana e nënës së tij), do t’i jepej si një tokë ndërtimi.

Pas gjyqit Dritan Nano, i ndaluar tashmë nën dyshimin se ka organizuar sulmin, nuk ka pranuar që të respektojë kontratën në fjalë.

Ndërkohë një nga autorët, i vetëdorëzuari Dorjan Alia i cili është dhëndri i Nanos, ka mohuar se sulmi ka qenë i planifikuar.

Hoxha thotë se pritet që prokuroria të kërkojë arrest me burg për dy personat në fjalë, nën akuzën e vrasjes për shkak të detyrës, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

E njëjta akuzë rëndon edhe ndaj tre autorëve të tjerë që janë në kërkim, konkretisht Drivald Alia, kushëri me Dojanin, dhe Romario Tabaku dhe Elton Kasajt, miq të Drivaldit.

“Do të kërkohet arrest me burg për dy persona, Dorjan Alinë dhe Dritan Nanos, i cili ka statusin e të ndaluarit. Ndaj tyre do të rëndojë akuza e vrasjes për shkak të detyrës e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. E njëjta akuzë do të rëndojë edhe ndaj tre të tjerëve.

Nano është vjehrri i Dorjan Alisë, ky i fundit është kushëriri i parë i Drivald Alisë, i shpallur në kërkim, dhe dy të tjerët janë miqtë e Drivald Alisë.

Prokuroria më ka konfirmuar se ka sekuestruar një kontratë të 8 anëtarëve të familjes Sheqeri, dhe një kontratë e firmosur nga edhe nga Dritan Nano, që është trashëgimtarë nga ana e nënës.

Mëngjesi i ka përfaqësuar në të dyja shkallët dhe pasi është fituar gjyqi ai ka kërkuar dhe marrjen e përgjegjësive nga palët sipas kontratës, marrja e një sipërfaqe toke të caktuar, që është rënë dakord nga palët që do i jepej avokatit nëse fitohej çështja. Por Nano ka kundërshtuar për dhënien e kësaj prone sipas kontratës.

Dorjan Alia ka deklaruar se nuk ka bërë plan me vjehrrin e tij për këtë sulm, por se e ka parë rastësisht dhe pasi e ka përshëndetur dhe avokati nuk i ka folur, është nervozuar, sipas tij dhe e ka sulmuar. Po ashtu ka mohuar se e ka sulmuar me sende të forta”, deklaroi Anila Hoxha.

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Barça argëton tifozët, Lewandowski largohet mes lotësh: 4 vite të paharruara

VIDEO/ Barça argëton tifozët, Lewandowski largohet mes lotësh: 4 vite të paharruara

18/05/2026
Dështimi më i madh i Eurovision 2026? Këto vende nuk bindën askënd

Dështimi më i madh i Eurovision 2026? Këto vende nuk bindën askënd

18/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al