• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gërmime arkeologjike në Gjirokastër, ja çfarë u zbulua në kalanë e Paleokastrës

02/10/2019
Gërmime arkeologjike në Gjirokastër, ja çfarë u zbulua në kalanë e Paleokastrës

Instituti i Arkeologjisë në bashkëpunim me ekipin italian të arkeologëve nga universiteti i Maçeratës kanë nxjerrë në dritë detaje të reja të rëndësishme pas gërmimeve disa javëshe në kalanë e Paleokastrës.

Objekti i njohur nga arkeologët që prej fillim shekullit të kaluar i përmendur nga studiuesi anglez Hamond dhe i studiuar rreth viteve ’70 nga arkeologët shqiptarë i përket periudhës së antikitetit të vonë. E vendosur në luginën e Drinos pranë fshatit me të njëjtin emër Paleokastra u ndërtua mes viteve 311-314 dhe pati fillimisht funksion ushtarak.

Kështjella që u shkatërrua nga gotët në vitin 378 ka zbuluar të reja të rëndësishme edhe për funksionin e saj si bazilikë paleokristiane.

“Identifikimi i gjurmëve të reja të funksionit dhe jetës së kështjellës e bën atë tashmë shumë interesante edhe për vizitorët”, thotë Dhimitër Çondi drejtues i ekspeditës. Gjetjet e kësaj faze sipas tij janë të pasura në informacione. Një pllakë në hyrje të bazilikës zbulon emrat e ndërtuesve dhe finacuesve të objektit ndërsa qeramika dhe gjetjet e tjera përforcojnë të dhanat edhe për funksionin civil dhe fetar të objektit.

Kështjella ka formë trapezi dhe sipërfaqe rreth 1 ha. Ajo u rindërtua në shek.V pas shkatërrimit prej gotëve kohë kur u ngritën edhe dy bazilika paleokristiane. Jeta në kështjellë ka vazhduar deri në fund të shek.VI. Gjetjet e kësaj ekspedite pritet të stabilizohen dhe konservohen ndërsa siti është kthyer në një objekt studimi për dhjetëra studentë dhe studiues shqiptarë e të huaj.

Related Posts

Largimi nga PS, rrëfehet Marjana Koçeku: I kisha shprehur hapur pakënaqësitë! U treguan të pabesë dhe arrogantë
Kryesore

Largimi nga PS, rrëfehet Marjana Koçeku: I kisha shprehur hapur pakënaqësitë! U treguan të pabesë dhe arrogantë

09/07/2026
One Albania rrit çmimet, ankesa të shumta nga qytetarët
Kryesore

One Albania rrit çmimet, ankesa të shumta nga qytetarët

09/07/2026
Miratohet vendimi në qeveri, Lamallari: Rrisim pagën dhe mbështetjen financiare për zjarrëfikësit
Kryesore

Miratohet vendimi në qeveri, Lamallari: Rrisim pagën dhe mbështetjen financiare për zjarrëfikësit

09/07/2026
Komente negative kundër bizneseve, policia heton 10 mijë llogari, Hita: Do trajtohet me prioritet maksimal
Kryesore

Komente negative kundër bizneseve, policia heton 10 mijë llogari, Hita: Do trajtohet me prioritet maksimal

09/07/2026
U rrëzua në mal, i moshuari nga Konispoli transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës
Kryesore

U rrëzua në mal, i moshuari nga Konispoli transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

09/07/2026
Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve
Blog

Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve

08/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Franca triumfon ndaj Marokut, pret biletën për në gjysmëfinale të botërorit

Franca triumfon ndaj Marokut, pret biletën për në gjysmëfinale të botërorit

10/07/2026
Largimi nga PS, rrëfehet Marjana Koçeku: I kisha shprehur hapur pakënaqësitë! U treguan të pabesë dhe arrogantë

Largimi nga PS, rrëfehet Marjana Koçeku: I kisha shprehur hapur pakënaqësitë! U treguan të pabesë dhe arrogantë

09/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al