• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjashtë ditë punë për një palë këpucë artizanale

23/07/2023
Gjashtë ditë punë për një palë këpucë artizanale

Nga Jetmira Delia-Kaci REL

Zanatin e këpucëtarit e nisi në moshën 19-vjeçare nga nevoja për të ndihmuar familjen. Sot mendon që këpucët që i prodhon në punishten e vet, ta mbajnë “vulën” e tij.

Kreshnik Cena ka një punishte modeste në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, ku çdo ditë merr porosi për këpucë artizanale.

Bashkëshortja e tij e ndihmon në marrjen e porosive nga klientët dhe në menaxhimin e rrjeteve sociale.

“Isha 19 vjeç kur pata kontaktin e parë me punën me këpucët”, kujton sot 45-vjeçari.

“Si djalë i ri e kisha pak vështirë të mësohesha me këtë lloj pune, që bëhej kryesisht nga mosha të mëdha. Një ndër mjeshtrit e njohur të këtij zanati në Kukës, [Hasan Uka] ma ofroi si mundësi. Nuk është se pata ndonjë dëshirë, por e nisa nga nevoja për të ndihmuar familjen”.

“Edhe pse pa shumë dëshirë, mundohesha çdo ditë që ta vidhja zanatin, pasi ai nuk bënte vetëm riparime, por edhe prodhonte këpucë. U deshën vite që ta pëlqeja si zanat dhe të mendoja më pas se si ta zhvilloja vetë si biznes”, thotë Cena.

Tash e gjashtë vjet, ai e ka kthyer këtë zanat në biznes familjar. Çdo ditë thotë se merr porosi të shumta. Aktualisht, prodhon këpucë vetëm për meshkuj. Për t’i përballuar kërkesat, ka punësuar edhe dy këpucëtarë të tjerë.

“Klientët janë të shumtë. Ka nga ata që janë besnikë ndër vite, prej se e kam nisur ketë punë. Ata paraqesin modelin e këpucës apo atletes që duan, ngjyrën që preferojnë dhe të dhënat specifike që lidhen me numrin e këmbës”, thotë Cena.

“Porositë i marrim kryesisht online, përmes faqeve tona në Facebook apo Instagram. Kohët e fundit ka kërkesa edhe nga shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, nga e gjithë bota, por ende nuk i kam mundësitë që t’i pranoj, për shkak të vështirësive që kam me transportin, në dorëzimin e porosisë jashtë vendit. Por, disa gjejnë zgjidhje duke dërguar të afërm të tyre për t’i marrë pranë punishtes”, tregon këpucëtari.

Ai thotë se nuk ka vështirësi në gjetjen e materialit, pasi i ka krijuar lidhjet e duhura me biznese që shesin lëndën e parë – lëkurën. Duke qenë se gjithçka realizohet me dorë, Cena thotë se për realizimin e një palë këpucëve janë të domosdoshme 5-6 ditë.

“Nuk është fabrikë që çdo makineri e kryen procesin e vet. Gjithçka bëhet me dorë – që nga prerja e kallëpit, më pas prerja e lëkurës, tërheqja e saj, qepja, ngjitja dhe montimi i pjesëve, e në fund lyerja që i jep shkëlqimin e duhur këpucës”, thotë Cena, i cili po mendon edhe për zgjerim të biznesit.

Vendimin për ta hapur biznesin e tij thotë se e mori pasi kuptoi se zanatit të tij i është rritur vlera. Cena thotë se njerëzit kanë nisur ta vlerësojnë artizanatin në përgjithësi dhe atë të këpucëtarit në veçanti.

“Kanë kuptuar gjithashtu se prodhimet e vendit i konkurrojnë edhe ato të importit. Duke parë këtë interes në rritje, dua që produkti ta mbajë logon time, ta kthej në një markë. Unë e them me bindje që këpucë të markave të ndryshme, vetëm emrin kanë, por asgjë më shumë për sa i përket cilësisë. E shoh këtë nga reagimet e shumta që marr në rrjetet sociale”, thotë ai.

Cena tregon se çdo ditë në punishten e tij prodhohen 6-7 palë këpucë.

“Kam pasur kërkesa nga dyqane këpucësh. Kërkojnë që t’i blejnë tek unë për t’i tregtuar më pas me çmimin që ata duan, por nuk e përballoj dot këtë fluks. Për disa kohë do të mbetem te porositë nga individë, jo nga bizneset, sepse kjo kërkon më shumë investim, zgjerim të biznesit, të fuqisë punëtore”, thotë Cena.

Zanati, që dikur e mësoi prej hallit, i merr thuajse gjithë ditën. Ai thotë se po të kthehej pas në kohë, sërish do të zgjidhte të bëhej këpucëtar. Do të donte që zanatin t’ua trashëgonte edhe djemve të tij, por, deri tani, thotë se vetëm i madhi, 11 vjeç, ka shprehur interes.

“Mendoj se unë jam këpucëtari më i ri në Shqipëri dhe më vjen keq që të rinjtë nuk e duan këtë zanat. Nga ana tjetër, për ta mbajtur gjallë, duhet edhe mbështetje nga shteti. Unë kam aplikuar te Fondi i Artizanëve dhe jam në pritje të përgjigjes. Mirë është që shteti t’u japë një dorë zanatçinjve”, thotë këpucëtari.

Fondi i Artizanëve është një nismë e Qeverisë shqiptare që synon të mbështesë projekte, të cilat stimulojnë përcjelljen e zanateve dhe profesioneve te të rinjtë, me qëllim mësimin dhe edukimin profesional të një brezi pasardhës artizanësh.

Nën moton “E ardhmja është në origjinë”, fondi përfshin një mbështetje deri në 1 milion lekë, apo 10 mijë euro.

Related Posts

Lirohet i arrestuari me epilepsi, bën gjestin demonstrativ me vezë pas daljes nga qelia
Kryesore

Lirohet i arrestuari me epilepsi, bën gjestin demonstrativ me vezë pas daljes nga qelia

05/07/2026
Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici
Kryesore

Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici

05/07/2026
Protesta para Kuvendit/ Gjykata lë në arrest shtëpie 2 protestues, ja masa për të tjerët
Kryesore

Protesta para Kuvendit/ Gjykata lë në arrest shtëpie 2 protestues, ja masa për të tjerët

05/07/2026
Protestuesit e arrestuar, avokati: Arrestimet ishin të paligjshme! Prokuroria kërkoi burg për 2 prej tyre
Kryesore

Protestuesit e arrestuar, avokati: Arrestimet ishin të paligjshme! Prokuroria kërkoi burg për 2 prej tyre

05/07/2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë qenë të suksesshme”, avokati Matlija: Ka mbaruar koha për dialog!
Kryesore

“Protestat e dhunshme nuk kanë qenë të suksesshme”, avokati Matlija: Ka mbaruar koha për dialog!

05/07/2026
Mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës në Komisariat, thirrje për presion dhe përshkallëzim (VIDEO)
Kryesore

Mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës në Komisariat, thirrje për presion dhe përshkallëzim (VIDEO)

05/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA Conference League/ AF Elbasani nis aventurën europiane, përballet nesër me BATE Borisov në “Elbasan Arena”

UEFA Conference League/ AF Elbasani nis aventurën europiane, përballet nesër me BATE Borisov në “Elbasan Arena”

06/07/2026
Rasti i Balogun përfshin edhe KE, Komisioneri: Nuk kemi kompetencë të shqyrtojmë vendimet disiplinore të FIFA-s

Rasti i Balogun përfshin edhe KE, Komisioneri: Nuk kemi kompetencë të shqyrtojmë vendimet disiplinore të FIFA-s

06/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al