Sektori për krimin ekonomik e financiar në policinë e Gjirokastrës ka kallëzuar në Prokurori një person për ‘shpërdorim detyre’. Kallëzimi është bërë ndaj shtetasit F.Q., vjeç 42, banues në Gjirokastër, furnitor në një kompani private të cilën policia e referon si “S… F….”. Ky person ka vjedhur 32 mijë lekë të reja, të përfituara nga shitja e produkteve të kompanisë. Cështja është nën hetim nga organi i akuzës në Gjirokastër.
© ArgjiroLajm.net