• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, drejtoresha e konvikteve shkel urdhërin e Agjencisë së Prokurimeve. Festë për fundvitin me fonde publike

20/12/2018
Gjirokastër, drejtoresha e konvikteve shkel urdhërin e Agjencisë së Prokurimeve. Festë për fundvitin me fonde publike

Dy netë më parë studentët e konvikteve në Universitetin e Gjirokastrës kanë festuar në një prej lokaleve të qytetit me rastin e fundvitit. Eventi ishte organizuar dhe sponsorizuar nga Ndërmarrja e Trajtimit Studentor Gjirokastër. Natyrisht që s’ka asnjë problem pse disa studentë zgjedhin të festojnë, në një kohë kur kolegë të tyre në Tiranë apo gjetkë vazhdojnë protestën. Janë totalisht në lirinë e tyre të protestojnë apo të festojnë. Problemi në këtë rast është në tjetër vend.

Ndërmarrja e Trajtimit Studentor Gjirokastër ka thyer urdhërin e Agjencisë së Prokurimeve Publike në fillim të këtij muaji, që ndalonte shpenzimet për festat e fundvitit. Urdhëri ishte për të gjitha institucionet publike, por nuk është zbatuar nga Doriana Demo, drejtoresha e Ndërmarrjes së Trajtimit Studentor në Gjirokastër. Nga informacionet që ne kemi, rezulton se për këtë event festiv janë shpenzuar rreth 1.5 deri në 2 milionë lekë të vjetra. Nëse fatura është paguar e gjitha privatisht nga drejtoresha Doriana Demo, sigurisht që kjo nuk përbën ndonjë problem.

Por zor se ka në Shqipëri nga ai takëm drejtuesish që nxjerrin para nga xhepat e tyre për të sponsorizuar evente të tilla. Pothuajse të gjithë tentojnë ku e ku të zhvasin para nga buxheti i shtetit. Festa e fundvitit ishte programuar dhe njoftuar më herët nga Drejtoria e Trajtimit Studentor Gjirokastër.

Problemi është se si ky institucion shkeli urdhërin e Agjencisë së Prokurimeve Publike, duke shpenzuar para për festat e fundvitit. Kjo ndërmarrje nga ana tjetër, edhe pse ka kryer restaurim të pjesshëm të konvikteve, shquhet gjithashtu për një nivel shumë të lartë pagash dhe shpërblimesh për anëtarët e bordit. Vetëm rroga e titullarit shkon në rreth 1.3 milion lekë të vjetra. 

©argjiroja.net 

Related Posts

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash
Lajme

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash

22/10/2026
5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!
Lajme

5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!

22/10/2026
Protestat e dhunshme, Shqipëria dhe Franca plan të përbashkët ndëshkues
Kryesore

Protestat e dhunshme, Shqipëria dhe Franca plan të përbashkët ndëshkues

22/10/2026
Misteri i zhdukjes së Rajmonda Kotorrit 25 vite më parë në Milano, motra e saj: Dua të di nëse është e gjallë apo e vdekur
Kryesore

Misteri i zhdukjes së Rajmonda Kotorrit 25 vite më parë në Milano, motra e saj: Dua të di nëse është e gjallë apo e vdekur

22/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Homazhet për 21 Janarin, mungon Rama
Kryesore

“Pse e mbrojtët Ballukun?” – Ja si i përgjigjet Rama studentit

22/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash

22/10/2026
5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!

5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!

22/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al