POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. K., 51 vjeç dhe E. L., 38 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi gjatë kontrolleve në automjetin që drejtonte secili prej tyre, janë gjetur mallra të ndryshme, pa dokumentacionin përkatës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.