Një fëmijë i moshës 2 vjeç ka mbetur i bllokuar brenda apartamentit në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në një pallat në lagjen “18 Shtatori”. Pas njoftimit në polici, kanë qenë forcat e shërbimit zjarrfikës ato që bënë ndërhyrjen për të shpëtuar fëmijën. Situata u krijua teksa nëna e fëmijës kishte dalë jashtë pa marrë çelësin me vete ndërkohë që fëmija shtyu derën nga brenda. Babai nga ana tjetër ndodhej në punë. Situata të ngjashme janë të shpeshta kryesisht në zonat urbane. ©argjiroja.net