• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, fermerët pa treg e pa rrugë (VIDEO)

11/04/2018
Gjirokastër, fermerët pa treg e pa rrugë (VIDEO)

Qindra fermerë të vegjël në luginën e Drinos ankohen këtë vit për çmime më të larta në teknologjinë e punimit të tokës, por edhe për farërat dhe mungesën e subvencioneve. Ata flasin gjithashtu për konkurrencë të shtuar të produkteve që hyjnë nga jashtë. Kostandin Dukoli dhe e shoqja po mbjellin fasule në Kakoz, një fshat i krahinës së Lunxhërisë në Gjirokastër.

“Shpenzimet janë të shumta dhe unë nuk kam asnjë leverdi. Nafta është rritur dhe ne nuk ia dalim dot”, shprehet Kostandini. Dhimitër Krisafi është pronar i një plantacioni me 600 rrënjë dardhë dhe vreshta. Ai thotë se kurrë nuk ka pasur mundësi të paguajë sigurime shoqërore për veten: “Nuk ka treg shitjeje, rrugë nuk ka, subvencionet nga shteti mungojnë. Parcela ka kosto, një dynym arrin 15 mijë lekë (të vjetra)”.

Leonidha Prifti, ish-agronom, punon 10 orë çdo ditë për t’i shërbyer parcelës së tij me perime dhe pemë frutore. Ai po kryen spërkatje kundër parazitëve. Për shërbime si këto dhe të tjera, në mungesë të mbështetjes, prodhimi i tij në pjeshkë del me çmime jokonkurruese në treg.

“Kam 7 vite që nuk më ka ndihmuar asnjeri sepse ka një problem: duhet t’i kesh parcelat në një vend. Kur u nda me 7501-n, u nda në pak parcela dhe këtu nuk bën dot një kooperativë edhe nëse do”, tregon Leonidha.

Në Gjirokastër, 80% e tokave që dikur kultivoheshin me drithëra dhe perime, prej vitesh kanë shkuar në funksion të blegtorisë. Një pjesë e tokës mbillet me jonxhë dhe pjesa dërrmuese është lënë djerrë, për t’u përdorur si kullotë. Nëse kostot për bujqësinë do të mbeten kaq të larta, fermerët thonë se edhe interesi për kultivim do të jetë gjithnjë në rënie./tch 

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Show i Realit, triumfon ndaj Interit në Champions, ia dalin edhe City e Dortmund

09/09/2026
VIDEO/ Spektakël i Realit në Champions, udhëheq ndaj Interit në pjesën e parë

VIDEO/ Spektakël i Realit në Champions, udhëheq ndaj Interit në pjesën e parë

08/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al