• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, gjykata liron mësuesin nga Tepelena: S’ka prova për ngacmim seksual ndaj nxënëses

09/06/2018
A do të ketë lëvizje në Prokurorinë e Gjirokastrës?

Lirohet në sallën e gjyqit mësuesi 63-vjeçar, i cili u akuzua nga prindërit e 11-vjecares nga fshati Lutfinjë, për ngacmim seksual. Seanca është zhvilluar në shkallën e parë të gjyqësorit në Gjirokastër, ku është lënë i lirë mësuesi i fillores, i cili akuzohet nga organi i akuzës së Gjirokastrës për ngacmime seksuale me të mitur.

Në seancën e zhvilluar, prokurori Julijan Cafka ka parashtruar të gjithë materialin voluminoz që ka të bëjë me provat që kishin servirur prindërit e vajzës 11-vjeçare, ku pretendohej se ishte ngacmuar sistematikisht seksualisht vajza e tyre nga mësuesi 63-vjeçar përgjatë dy viteve të fundit. Për këtë prokurori i çështjes kërkoi masën “burg me afat” deri në sqarimin e rrethanave dhe analizave mjekësore në trupin e vajzës për të vërtetuar nëse ajo është ngacmuar seksualisht apo jo.

Ndërsa avokati i çështjes kërkoi lirimin në sallën e gjyqit të klientit të tij, duke thënë se gjithçka ka qenë e inskenuar nga ana e prindërve të fëmijës 11-vjeçar. Ndërkohë që pritej reagimi i gjyqtares për vendosjen e masës së arrestit, vetë i akuzuari për ngacmim seksual qëndronte brenda kafazit të hekurt të gjykatës mjaft i qetë dhe i heshtur.

Gjykatësja Mirela Kore ka habitur me vendimin e dhënë në ngarkim të mësuesit të akuzuar për pedofili, duke e liruar atë në sallën e gjyqit pa u analizuar të gjitha rrethanat dhe provat e servirura nga organi i akuzës që 63-vjeçari të qëndronte në burg. Mësuesit ju dha masa ‘detyrim paraqitje’, ndërkohë që ky vendim do të apelohet nga organi i akuzës. Vendimi që ndërmori gjykatësja Mirela Kore ka rënduar gjendjen mentale të vajzës 11-vjeçare..

Report TV ka kontaktuar me prindërit e vajzës dhe ka mësuar se e mitura ka tentuar sot vetëvrasjen, sapo ka marrë vesh që mësuesi i saj u lirua nga burgu. Të ndodhur përballë këtij fakti, prindërit e vajzës janë të prirur të vendosin vetëgjyqësi në një kohë kur gjyqtarja Kore e liroi mësuesin 63-vjeçar./report tv

Related Posts

Dyshimet e para, çfarë dihet deri më tani për shpërthimin e mjetit në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Dyshimet e para, çfarë dihet deri më tani për shpërthimin e mjetit në Gjirokastër (VIDEO)

10/10/2026
Policia zbardh detaje nga shpërthimi në Gjirokastër, dy të plagosur (VIDEO)
Kryesore

Policia zbardh detaje nga shpërthimi në Gjirokastër, dy të plagosur (VIDEO)

10/10/2026
Tronditet Gjirokastra, shpërthen një makinë para komisariatit, shoferi në gjendje të rëndë (FOTO)
Kryesore

Tronditet Gjirokastra, shpërthen një makinë para komisariatit, shoferi në gjendje të rëndë (FOTO)

10/10/2026
Shkrirja e bashkive, Braçe: Votova pro që të qëndroja në PS. Rama është i dashuruar me pushtetin
Kryesore

Shkrirja e bashkive, Braçe: Votova pro që të qëndroja në PS. Rama është i dashuruar me pushtetin

10/10/2026
Të huajt në Vlorë. Shifrat gjithmonë e në rritje, mungon fuqia punëtore vendase (VIDEO)
Kryesore

Të huajt në Vlorë. Shifrat gjithmonë e në rritje, mungon fuqia punëtore vendase (VIDEO)

10/10/2026
Berisha: PD bëhet gati për garën në 46 bashki, gati emrat
Kryesore

Berisha: PD bëhet gati për garën në 46 bashki, gati emrat

10/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dyshimet e para, çfarë dihet deri më tani për shpërthimin e mjetit në Gjirokastër (VIDEO)

Dyshimet e para, çfarë dihet deri më tani për shpërthimin e mjetit në Gjirokastër (VIDEO)

10/10/2026
Policia zbardh detaje nga shpërthimi në Gjirokastër, dy të plagosur (VIDEO)

Policia zbardh detaje nga shpërthimi në Gjirokastër, dy të plagosur (VIDEO)

10/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al