Një 45-vjeçar nga Gjirokastra është kallëzuar në Prokurori pasi ka kanosur me fjalë një punonjës të bashkisë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur më datë 19 shkurt në bashki. I kallëzuari është shtetasi A.B, ndërsa punonjësi i kanosur është 48-vjeçari F.B, banues në Gjirokastër. Burime të ArgjiroLajm.net nga policia e Gjirokastrës, thonë më tej se 45-vjeçari është një prej banorëve të pallatit të rrezikuar në lagjen ‘Kodra e Shtufit’, ndërsa 48-vjeçari që u kërcënua punon tek emergjencat civile në bashki. Përplasja ndodhi për shkak të menaxhimit të situatës emergjente te pallati i mbuluar nga balta. Çështja po hetohet nga Prokuroria.
©ArgjiroLajm.net