Një zjarr ka rënë sot në një servis automjetesh në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi pranë godinës së SHISH. Falë ndërhyrjes së forcave të shërbimit zjarrfikës janë neutralizuar në kohë flakët. Raportohet se ka vetëm dëme materiale në disa automjete që ishin brenda servisit. Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, por dyshohet se mund të jetë ndonjë shkëndijë elektrike. Argjirolajm.net sjell pamjet nga brenda servisit gjatë momentit të ndërhyrjes së zjarrfikësve.