• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, s’kanë mbaruar telashet për kreun e Gjykatës Administrative. Komisioneri Publik apelon vendimin për Ramiz Lalën

04/10/2019
Gjirokastër, s’kanë mbaruar telashet për kreun e Gjykatës Administrative. Komisioneri Publik apelon vendimin për Ramiz Lalën

Komisioneri Publik ka ankimuar sot vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për një prokuror dhe një gjyqtar. Sipas njoftimeve për mediat të bërë publik nga Komisioneri bëhet me dije se ankimimi është bërë për Petrit Çano, me detyrë prokuror/Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Krujë dhe për Ramiz Lala, Kryetar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Gjirokastër.

Si prokurori dhe gjytari janë konfirmuar në detyrë nga KPK, pasi gjatë hetimit të tyre nuk ishin gjetur shkelje.

KPK në njoftim shkruan se ankimi ësthë bërë sipas ligjit në fuqi dhe brenda afatit ligjor që i jep të drejtën këtij institucioni të dërgoj për rishqyrtim në KPA të prokurovë dhe gjyqtarëve.

Njoftimi per Ramiz Lalen.

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ka ushtruar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 190, datë 26.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Ramiz Lala, Kryetar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Gjirokastër. Komisioneri Publik, mbështetur në kompetencën e tij ligjore, nga shqyrtimi i vendimit nr. 190, datë 26.7.2019, dhe i akteve në dosje të Komisionit, referuar dhe përmbajtjes së një materiali informues/denoncues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në lidhje me kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, material i depozituar pranë Komisionerit Publik pas marrjes së vendimit nga ana e Komisionit, vlerëson se provat e administruara nuk janë të mjaftueshme për vlerësimin tërësor të procedurave për subjektin e rivlerësimit, z. Ramiz Lala.

Në të tilla rrethana, Komisioneri Publik vlerëson se vendimi i Komisionit, në tërësinë e tij, ka shkaqe të mjaftueshme ligjore për një hetim të mëtejshëm nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe kërkon që, në përfundim të gjykimit të çështjes, të vendosë: Ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit nr. 190, datë 26.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Ramiz Lala. Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Related Posts

Rama njofton krijimin e një ministrie të re
Kryesore

Rama njofton krijimin e një ministrie të re

09/10/2026
E rëndë në Selanik, vajza shqiptare goditet me thikë nga një person
Kryesore

Bie nga skela ku punonte, humb jetën shqiptari në Selanik

09/10/2026
E rëndë në Greqi/ Shpërthimi në rafineri i merr jetën shqiptarit, një tjetër në gjendje kritike (Emrat)
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Shpërthimi në rafineri i merr jetën shqiptarit, një tjetër në gjendje kritike (Emrat)

09/10/2026
Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje Mirela Kumbaros, Tërmet Peçit dhe Piro Dhimës: Dëgjoni zërin e banorëve, vota juaj është përgjegjësi publike
Kryesore

Albert Malaj: Memaliaj nuk e meritonte pabesinë nga deputetët e qarkut Gjirokastër. Na goditën me thikë pas shpine

09/10/2026
PS miraton e vetme reformën territoriale, fshihen nga harta 15 bashki
Kryesore

PS miraton e vetme reformën territoriale, fshihen nga harta 15 bashki

09/10/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!
Kryesore

Leonard Hide kundër shkrirjes së bashkisë: Libohova duhet të ekzistojë

08/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Dopietë në Turqi, Manaj “rrëmben skenën” te Sivasspor

VIDEO/ Dopietë në Turqi, Manaj “rrëmben skenën” te Sivasspor

09/10/2026
Rama njofton krijimin e një ministrie të re

Rama njofton krijimin e një ministrie të re

09/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al