• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, zv.ministrja e Mjedisit në Dervician me ekipin e AKMZ për monitorimin e kalit të qyqes (FOTO)

31/08/2019
Gjirokastër, zv.ministrja e Mjedisit në Dervician me ekipin e AKMZ për monitorimin e kalit të qyqes (FOTO)

Zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi, ndodhet këtë fundjavë në Gjirokastër. Ajo ka publikuar disa foto në faqen e saj në Instagram mbi punën e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura për kalin e qyqes, shpendin e rrallë që përfaqëson më së miri biodiversitetin e qarkut Gjirokastër.

“Duke monitoruar Kalin e Qyqes, shkabën e fundit folezuese në Shqipëri”, shkruan Çuçi. 

Monitorimi u krye nga Çuçi, AKZM dhe ekipi i AOS-Albanian Ornithological Society ne kuader te nje aktiviteti promovues per Kalin e qyqes dhe rendesine e tij si simbol i trashegimise natyrore, kulturore dhe historike te rajonit te Gjirokastres. AOS punon ne keto territore prej disa vitesh.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Gjirokastër që prej vitit 2016 është angazhuar për ruajtjen dhe rimëkëmbjen e kalit të qyqes në Shqipëri.

Nga 9 prej territoreve të zëna të këtij lloji në Shqipëri, 7 gjenden nën kufijtë administrativë të qarkut Gjirokastër dhe disa territore edhe në kufijtë e zonave të mbrojtura sikurse është rasti i Bredhit të Hotovës dhe ai i Kanioneve të Nivicës.

Në vitin 2016 u ndërtua stacioni i parë i ushqimit suplementar për shkabat, me qëllim sigurimin e ushqimit shtesë dhe uljen e rasteve të mundshme të helmimit. AKZM Gjirokastër, që prej vitit 2016 po kujdeset për mirëmbajtjen dhe furnizimin e këtij stacioni i cili ka filluar tashmë të vizitohet nga kali i qyqes.

Ushqimi plotësues është një masë që po zbatohet në të gjitha vendet e Gadishullit të Ballkanit ku ende folezon kali i qyqes për të ndihmuar rimëkëmbjen e këtij lloji tejet të rrallë që numëron vetëm 51 territore të zëna dhe 45 çifte në të gjithë Ballkanin.

Përdorimi i kësaj mase, përveç se siguron ushqim për këtë lloj, ul edhe rrezikun që i kanoset nga kurthet e helmatisura. Stacioni që njihet ndryshe si “Sofra e Mbretëreshave”, marrë në konsideratë rëndësinë ekologjike të kalit të qyqes, u vizitua për herë të parë në mesditën e datës 2 qershor 2019 dhe vazhdimisht që prej asaj dite ky çift ushqehet aty.

Related Posts

“Tirona O nona” / Rama shpërndan pamje nga koncerti i Kanye West: Shqipëria e bukur europiane (VIDEO)
Kryesore

“Tirona O nona” / Rama shpërndan pamje nga koncerti i Kanye West: Shqipëria e bukur europiane (VIDEO)

11/07/2026
Reuters për Zvërnecin: Biznesmeni që i shiti tokën Kushner, në hetim. Dyshohet se falsifikoi tapitë e tokave
Kryesore

Reuters për Zvërnecin: Biznesmeni që i shiti tokën Kushner, në hetim. Dyshohet se falsifikoi tapitë e tokave

11/07/2026
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë
Kryesore

Humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurit

11/07/2026
Reagon Gaz Bardhi: Vëllai i Olsit foli shumë, por s’tha asgjë
Kryesore

4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West, Bardhi paralajmëron kallëzim ne SPAK për Ramën

11/07/2026
Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
Kryesore

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

11/07/2026
Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Kryesore

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

11/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Interi “sakrifikon” Kristjan Asllanin, marrëveshja me rivalët e Seria A vlen të paktën 20 milionë euro

Interi “sakrifikon” Kristjan Asllanin, marrëveshja me rivalët e Seria A vlen të paktën 20 milionë euro

12/07/2026
Wimbledon/ Linda Noskova shpallet fituese, mund në finale 2-1 bashkëkombasen e saj Muchova-n

Wimbledon/ Linda Noskova shpallet fituese, mund në finale 2-1 bashkëkombasen e saj Muchova-n

12/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al