Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër. Burime të Argjirolajm.net thonë se ka humbur jetën pas kontaktit me tensionin e lartë 110 Kv një djalë nga Vlora. Viktima është identifikuar si Alban Gjini. Mësohet se ai ishte duke punuar me vendosjen e profileve alumini në një objekt pranë Parkut të Viroit, por fatkeqësisht ra në kontakt me korrentin. Kjo ishte fatale për të duke i marrë jetën 33-vjeçarit. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Deri më tani s’ka ndonjë komunikim prej Policisë Gjirokastër për këtë rast.
©argjiroja.net