Ndërkohë që në sheshin “Cerciz Topulli” janë vendosur tashmë ekipe mjekësore për cdo emergjencë shëndetësore për shkak të temperaturave të larta, kryebashkiaku i Gjirokastrës bën thirrje për të evituar lëvizjet në orët e pikut.
“Çfarë po ndodh me motin nuk është një situatë për t’u neglizhuar. Thirrja ime është të evitoni daljet e panevojshme nga shtëpia apo ambienti i punës sidomos përgjatë orëve me temperatura ekstremishtë të larta, që sipas parashikimeve pritet të mbërrijnë deri në 43 gradë celcius në Gjirokastër. Duke iu përgjigjur planit të masave të Ministrisë së Shëndetësisë, në zonat me përqëndrim më lartë njerëzish janë stacionuar tashmë ekipet mjekësore. Për ndihmë kontaktoni në numrin 127”, shkruan Flamur Golemi.