• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra e ‘mbërthyer’ nga gripi, prefektura jep këshilla: Bëni vaksinën, qëndroni 3-4 ditë në shtëpi

05/02/2019
Gjirokastra e ‘mbërthyer’ nga gripi, prefektura jep këshilla: Bëni vaksinën, qëndroni 3-4 ditë në shtëpi

Në Prefekturën Gjirokastër sot u zhvillua një mbledhje për situatën gripale. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, numri i rasteve të prekur nga gripi është i lartë. Prefektura u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe ndjekin disa masa të tjera për t’u mbrojtur nga gripi. Më poshtë pjesë nga njoftimi. 

Sot, në institucionin e prefektit të qarkut Gjirokastër u zhvillua një takim pune me drejtues të drejtorisë së Shëndetit Publik Gjirokastër, Tepelenë, Përmet dhe drejtoreshës së Spitalit Tepelenë në lidhje me situatën epidemiologjike të krijuar ditët e fundit në qarkun Gjirokastër.

Prefekti i qarkut z. Astrit Aliaj kërkoi nga drejtuesit një informacion të hollësishëm mbi gjendjen aktuale të virozave të gripit stinor në të gjithë territorin e qarkut Gjirokastër.

Situata epidemilogjike për sëmundjen e gripit stinor në qarkut Gjirokaster: 

Këtë sezon qarkullom gripi stinor dhe gripi i derit nga i cili është prekur edhe Shqiperia. Kjo është e konfimuar nga ISHP. Në qarkut Gjirokaster numri i rasteve njëh trend rritjeje dhe jemi para një situate epidemiologjike të qetë, për këtë sëmundje. Nuk kemi pasur raste vdekjesh nga kjo sëmundje.

Në Gjirokastër janë evidentuar rastet e para me grip të cilët kanë marrë mjekimin e duhur. Sipas të dhënave të sistemit ALERT gjatë vitit 2018 kemi pasur 880 raste ndërsa deri tani në këtë periudhë të vitit 2019 kemi 540 raste. Duhet thënë se kanë qenë raste me problematika seriose dhe nderlikime.

Si masë parandaluese janë shpërndarë 1450 doza 

1450 doza të vaksinës antigrip. nëpër QSh ne rreth

1218 doza janë aplikuar në popullatë dhe tek personeli shëndetësor

149 doza janë aplikuar tek fëmijët e vegjel 0-5 vjeç

Në Tepelenë janë evidentuar rastet e para me grip të cilët, sipas të dhënave kanë patur 88 raste deri tani. Janë shtuar 2 raste në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, duhet thënë se kanë qenë raste me problematika seriose dhe ndërlikime.

Si masë parandaluese janë shpërndarë 700 doza

700 doza të vaksinës antigrip nëpër QSh

700 doza janë aplikuar në popullatë dhe tek personeli shëndetësor

Në Përmet janë evidentuar rastet e para me grip të cilët kanë marrë mjekimin e duhur. Sipas të dhënave të sistemit ALERT gjatë vitit 2019 muaji (janar- shkurt) kemi pasur 328 raste. Duhet thënë se kanë qenë raste me problematika seriose dhe ndërlikime.

Si masë parandaluese janë shpërndarë 690 doza  

135 doza të vaksinës antigrip. nëpër QSh  

465 doza janë aplikuar në popullatë dhe tek personeli shëndetësor

60 doza jane aplikuar doza janë aplikuar tek fëmijët e vegjël 0-5 vjeç

Vlen të theksohen informimin publik shëndetësor të popullatës, sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e bërë në lidhje me risqet dhe rreziqet për gripin stinor shëndetin dhe sëmundjet, si dhe rekomandimet e dhëna për masat mbrojtëse dhe parandaluese si;

– Bashkëpunimi me mjekun e familjes.

– Rekomandimi për aplikimin e vaksinës anatigrip për target grupet e riskut.

– Qëndrimi në shtat për 3-4 ditë në shtëpi e të sëmurit me grip.

– Marrja e antipiretikëve dhe lëngjeve kur janë me temperaturë të lartë.

– Kujdesi specifik për pacientët kronikë dhe fëmijëve, evitimi i ambienteve të mbipulluara.

– Marrja e një mjekimi të specializuar apo shtrimi në spital në rastet e komplikuara.

– Në të gjitha Qsh në Qark personelit i është rekomanduar të punojë me maskë dhe doreza si mase parandaluese për përhapjen e gripit tek personeli shëndetësor dhe pacientët.

Related Posts

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara
Kryesore

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara

24/07/2026
Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut
Kryesore

Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut

24/07/2026
Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë
Kryesore

Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë

24/07/2026
Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
Kryesore

Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

24/07/2026
“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!

24/07/2026
Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Modric bën “engjëllin”, nderon Milan ndaj Pisa-s, Allegri: Fitore e rëndësishme (VIDEO)

Rinovimi me Milanin, Modriç: Jap maksimumin, na pret punë e madhe

25/07/2026
UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë

Skenari më i keq: Egnatia e qetë drejt Europës, çfarë ndodh nëse humbet në Champions dhe Ligën e Europës

25/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al