• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra mes qyteteve që furnizoheshin me energji elektrike në vitet ’20

01/10/2017
Gjirokastra mes qyteteve që furnizoheshin me energji elektrike në vitet ’20

Pak vite pas Luftës së parë Botërore pothuajse të gjitha qytetet e Shqipërisë filluan të ngrenë centrale elektrike, që furnizonin me energji qendrat e qyteteve dhe disa familje të rëndësishme të qyteteve përkatëse.

Centralet me fuqi motorike prodhonin energji edhe për ndërmarrje të ndryshme të kohës. Që gjatë Luftës, ushtritë e huaja që ishin prezentë në Shqipëri (p.sh ushtria italiane në Vlorë), kishin sjellë motorë për prodhimin e energjisë elektrike.

Në vitet ‘20-‘30 në Shqipëri ishin disa shoqëri e individë që kishin në pronësi këto centrale elektrike:

Shoqëria S.E.S.A me kapital 2 milion franga ari, kishte instaluar centrale elektrike në këto qytete:

  • Shkodër, më fuqi motorike 675 kuaj fuqi
  • Vlorë, me fuqi motorike 360 kuaj fuqi
  • Gjirokastër, me fuqi motorike 175 kuaj fuqi
  • Berat, me fuqi motorike 85 kuaj fuqi
  • Fier, me fuqi motorike 75 kuaj fuqi
  • Tiranë, fuqi motorike prej 440 kuaj fuqi

Në Korçë ishte Shoqëria Gjenerale e elektrikut me fuqi motorike prej 4900 kuaj fuqi dhe centrali hidraulik prej 500 kuaj fuqi. Kjo shoqëri, e financuar nga emigrantët, për herë të parë përdori fuqinë e ujit për të prodhuar energji elektrike.

Në Tiranë central elektrik kishte Shoqëria SITA, ndërsa në Durrës shoqëria STAMLES.

Ndërkohë, në Shqipërinë e viteve ‘30 ishin dy individë që kishin në pronësi centrale elektrike. Në Elbasan ishte Andon Beça ndërsa në Pogradec Novruz Pasho.

Kush ishte Andon Beça
Andon Beça ka qenë një personalitet i njohur në Tiranë dhe Elbasan.

I lindur në 1881, ai ka kryer detyrën e inspektorit të arsimit në zonat e Elbasanit, për të vijuar më pas në detyrën e deputetit e senatorit në vitin 1920.

Në 1924 ai bënte pjesë në grupin e atyre që do të arratiseshin, si rrjedhojë e mënyrës së ardhjes në pushtet të qeverisë që u drejtua nga Fan Noli.

Pas kthimit ai u rizgjodh si deputet e senator i Elbasanit.

Gjatë periudhës së pushtimit italian e gjerman të vendit, ai mbajti detyra ministrore, si Ministër i Bujqësisë e Ekonomisë dhe si Ministër i Financave.

Beça zotëronte pasuri në zona të ndryshme të vendit. Në listën e pasurive të tij ishte edhe centrali për prodhimin e energjisë elektrike.

Kush ishte Novruz Pasho
Novruz Pasho ishte një nga biznesmenët më të njohur në Pogradec.

Ai ka mbante funksione në pushtetin vendor dhe kishte një sërë fabrikash e pronash, mes të cilave edhe centralin elektrik që furnizonte Pogradecin.

Related Posts

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues
Kryesore

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

14/09/2026
Kryesore

Ndryshon vettingu për policët, lëvizja nga detyra nuk do t’i shpëtojë më zyrtarët nga verifikimi

14/09/2026
Rama justifikon shkrirjen e dy bashkive të tjera: Poliçani dhe Dimali do të marrin të njëjtat shërbime, por brenda bashkisë Berat
Kryesore

Rama justifikon shkrirjen e dy bashkive të tjera: Poliçani dhe Dimali do të marrin të njëjtat shërbime, por brenda bashkisë Berat

14/09/2026
Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)
Kryesore

Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)

12/09/2026
Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral
Kryesore

Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral

12/09/2026
Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë
Kryesore

Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë

12/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

14/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, lëvizja nga detyra nuk do t’i shpëtojë më zyrtarët nga verifikimi

14/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al