Nga Ergys Mërtiri
Kuvendi i dates 18 mund te kishte shume te meta, por ishte vite drite larg me njerezor, me qytetar, me serioz dhe me i arsyeshem sesa ai i dates 11. Ne fund te fundit ai kishte disa fjalime te mira, te arsyeshme, te kthjellta, te artikuluara mire dhe me nje sens realizmi per ta shpetuar PD-ne.
Figurat qe folen, me te mirat dhe te metat e tyre, jane njerez normale, ndryshe nga nje armate qeniesh prehistorike te majmura prej 30 vitesh ne pushtet, qe mbeshtesin foltoren.
Kuvendi i dates 11 ishte arena e nje lukunie qeniesh te inatosura, me mendje te erresuar qe dijne vetem te sulmojne gjithcka qe u del perpara. Mjaft te shohesh gjuhen e Berishes. Ai flet per armiq, tradhetare, komplote, konspiracione, qe shkojne deri ne amerike.
Ne gjuhen e tij dhe ndjekesve te tij ka akuza penale, diskualifikim te kundershtarit, lincim, shpifje, hakerrim, cinizem, fyerje, perqeshje. Berisha duket se i perket nje menyre te te berit politike qe i ka ikur koha prej vitesh. Ai kerkon te ktheje kohen mbrapsht duke na mbajtur te ngujuar ne nje epoke qe e ka vendin ne muze.
Diskuri i z. Berisha, nder te tjera fyen inteligjencen e publikut me perrallat qe tregon.
Ai thote se njeriu i tij me i afert u zbulua brenda nje dite se paskesh qene komplotist me armiqte e PD-se per te mbajtur Ramen ne pushtet. Ai i ngrefoset vete SHBA-ve duke i kerkuar heqjen e non gratas ndersa thote se ambasadorja e tyre paska nje axhente te dyfishte. Kjo eshte pak ta quash qesharake.
Pyetja shtrohet, a eshte doktori ne nje gjendje te tille disekuilibri mendor? Nuk besoj. Per mua ai eshte thjesht ne hall dhe i duhet te sajoje marrezira te tilla per te krijuar nje gjendje cmendurie kolektive si kjo, ne menyre qe te shpetoje lekuren e vet.
E keqja eshte se kjo cmenduri suportohet, pervec medias se tij, edhe nga pjesa derrmuese e mediave te oligarkeve, te cilet tashme duket se e kane kuptuar se Berisha eshte filli qe mban stanjacionin ne fuqi, me keputjen e te cilit do te rrezikohen edhe pozicionet e tyre.
Megjithate Berisha do te rrezohet. Kushdo qe shpreson qe ai do mbijetoje gabohet. Sesa do zgjase agonia nuk mund ta them, por fundi eshte i qarte.