• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjyqësori në kaos, KLD ‘shpik’ gjyqtarët shëtitës. Gjykojnë edhe në Gjirokastër

20/01/2018
Çudia në Gjirokastër/ Gjyqtari i thotë avokatit: Ke 22 orë kohë për të studiuar dosjen me…600 faqe

Prej muajsh Këshilli i Lartë i Drejtësisë po vepron me kompetenca të kufizuara derisa të ngrihen organet e reja, siç është edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Por përsa kohë KLD nuk mund të emërojë gjyqtarë, kriza ka prekur të gjitha gjykatat e Apelit, tek të cilat ka mungesa me gjyqtarë. Por KLD ka mundësi të ndërhyjë në këtë situatë vetëm duke deleguar trupa gjyqësore nga njëra gjykatë në tjetrën. Rezulton se për shkak të konsumimit të trupave gjyqësore në Apel , delegimi është forma më e shpeshtë e ndërhyrjeve në gjykata duke sjellë gjatë këtij viti edhe fenomenin më të ri, që është gjyqtari shëtitës.

Ky fenomen ka prekur të gjitha gjykatat e Apelit, ku përmes delegimit janë kthyer në gjyqtarë shëtitës, trupa gjyqtarësh që gjykojnë nga Vlora në Shkodër dhe anasjelltas, nga Vlora në Gjirokastër, apo nga Tirana në Gjirokastër. Me gjyqtarë shëtitës pra, të deleguar, po gjykohen edhe dosje të forta në Apelin e Krimeve të Rënda sikurse është edhe dosja e Dritan Dajtit. Ndërkohë dy gjykata, ajo e Lushnjes dhe e Kavajës kanë ngelur me dy dhe tre gjyqtarë. Nga ana tjetër gjykata që ka nevojë më shumë për gjyqtarë për shkak të stokut është gjykata e Apelit Administrativ që shqyrton në rang vendi si shkallë e dytë.

Edhe në këtë gjykatë pritet të delegohen 10 gjyqtarë me vendim të KLD që do të ndikonin në zhbllokimin e dosjeve e për pasojë edhe në gjykimin sa më shpejtë në dobi të qytetarëve. Situata është rënduar akoma më tej edhe nga ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese që me shfuqizimin e disa neneve në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve i ka lidhur gjithashtu duart organit të vetëm të qeverisjes së gjyqësorit.

Pas shfuqizimit të neneve 101 dhe 102, KLD nuk mund të veprojë me masa administrative apo vërejtje për gjyqtarët që abuzojnë me detyrën. Sikurse shfuqizimi i nenit 152 i krijon ngërç KLD-së në vendime, me përjashtim të rasteve kur gjyqtari është i arrestuar apo është marrë i pandehur.(TCH)

Related Posts

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis
Kryesore

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis

09/09/2026
Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PSG nuk fal në pjesën e parë në Champions, Liverpool-Atletico Madrid “zjarr”

VIDEO/ PSG e nis frikshëm Championsin, Liverpool fiton ndaj Atleticos, një gol vendos Napoli-Arsenal

09/09/2026
PSG nuk fal në pjesën e parë në Champions, Liverpool-Atletico Madrid “zjarr”

PSG nuk fal në pjesën e parë në Champions, Liverpool-Atletico Madrid “zjarr”

09/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al