• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gledis Nano në Gjirokastër: Merreni seriozisht dhe godisni çdo element që tenton të shesë drogë pranë shkollave, lokaleve e kudo

26/01/2022
Gledis Nano në Gjirokastër: Merreni seriozisht dhe godisni çdo element që tenton të shesë drogë pranë shkollave, lokaleve e kudo

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano mori pjesë në analizën vjetore të punës së strukturave që operojnë në qarkun e Gjirokastrës.

Drejtor Nano ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e këtyre strukturave dhe rezultatet e arritura në drejtim të krimeve kundër personit e pronës, në goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, trafiqeve dhe kontrabandës, si dhe në parandalimin e kontrabandimit të migrantëve që hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit grek.

Drejtor Nano ka theksuar se viti 2022 është viti i sfidës për parandalimin e kultivimit të kanabisit dhe për këtë kërkoi angazhim maksimal nga të gjithë strukturat, për të parandaluar kultivimin e kanabisit, zero kanabis në 2022, pasi kjo është sfidë personale e tij dhe e strukturave që drejton. Nano është shprehur se nuk do të tolerojë asnjë punonjës policie që do të implikohet në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike apo të përkrahjes së autorëve që kultivojnë bimë narkotike, trafikojnë apo shërndajnë lëndë narkotike në doza.

Nano: “Merreni seriozisht dhe godisni çdo element që tenton të shesë drogë pranë shkollave, lokaleve e kudo.

Do të jem avokati mbrojtës i punonjësve të ndershëm të Policisë, të cilët përbalten padrejtësisht, por do të jem dhe shumë i ashpër me të gjithë ata punonjës që do të abuzojnë me detyrën, që performojnë në komunitet sjellje të pahijshme deri në arrogancë, duke u treguar qytetarëve që ne jemi padronët tuaj. Ne jemi shërbërtorë të qytetarëve dhe këtë mos e harroni kurrë”.

Njëkohësisht, Drejtor Nano ka theksuar se parandalimi i krimeve kundër personit dhe pronës në qarkun e Gjirokastrës është shumë i rëndësishëm për rritjen e parametrave të sigurisë.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme marrëdhënia mes Policisë dhe qytetarëve, sepse në rast se ne do të kemi besimin dhe mbështetjen e qytetarëve, misioni ynë do të jetë shumë herë më mirë i suksesshëm.

Nano: “Punoni fort, respektoni qytetarët, ofroni shërbim sa më cilësor, përgjigjuni në kohë, parandaloni konfliktet, parandaloni krimin e rrugës, rrisni sigurinë rrugore dhe jam i bindur se në qoftë se do të realizoni këto prioritete, do të keni mbështetjen maksimale të qytetarëve.

Jam i kënaqur që dëgjova nga prefekti i qarkut, që puna e strukturave të Policisë Gjirokastër është e vlerësuar nga qytetarët, besimi i qytetarëve është rritur ndaj strukturave të Policisë që operojnë në qarkun e Gjirokastrës dhe ky është një ogur i mirë për të vazhduar që gjatë vitit 2022, ta fitojmë akoma më shumë këtë besim, për të bashkëpunuar më mirë.

Performanca e çdo punonjësi të Policisë do të vlerësohet së pari nga qytetarët, nga mënyra se si do silleni dhe si do t’u ofroni shërbimin atyre, duke filluar nga pikat doganore, policia rrugore, patrullat e përgjithshme, pra të gjitha strukturat të jenë në unison, duke patur në plan të parë qytetarin dhe të vlerësojmë se jemi këtu vetëm për t’i shërbyer qytetarit.

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria barazon pa gola me Suedinë në ndeshjen e parë

UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria barazon pa gola me Suedinë në ndeshjen e parë

11/11/2026
Ndaj Finlandës me idetë e qarta, mund të shkojmë larg – Balkanweb.com – News24

“Synimi 3 pikët, besoj te ekipi”, Maran në konferencë: Ndaj Finlandës me idetë e qarta, mund të shkojmë larg

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al