• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Greqi, vdes emigranti shqiptar, përplaset makina pas ndjekjes nga policia

11/01/2018
Greqi, vdes emigranti shqiptar, përplaset makina pas ndjekjes nga policia

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën dhe tre persona janë plagosur në hyrje të Selanikut, ndërsa policia greke po përndiqte një furgon, që nuk kishte ndaluar për kontroll.

Përndjekja kishte filluar në Polikastro, në afërsi të kufirit me Maqedoninë.

Sipas mediave lokale, në furgonin që drejtohej nga një shtetas grek, ndodheshin tre emigrantë të paligjshëm shqiptarë dhe kjo ishte arsyeja që drejtuesi u përpoq t’i shmangej kontrollit të policisë.

Por policët iu vunë mbrapa duke e ndjekur furgonin për gati një orë.

Në hyrje të Selanikut, në vendin e quajtur mbikalimi i Sindos, furgoni u përmbys dhe si pasojë humbi jetën emigranti shqiptar, emri dhe mosha e të cilit nuk janë bërë të ditur.

Viktima kishte rënë brenda një kanali dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë.

Drejtuesi i mjetit, shtetas grek dhe dy emigrantët e tjerë u dërguan në spital.

Kohët e fundit policia greke i ka shpeshtuar operacionet kundër emigrimit të paligjshëm nga Shqipëria, shkruan ora news. 

Janë të përditshme rastet e arrestimit të shtetasve grekë apo shqiptarë që transportojnë me mjetet e tyre qytetrarë nga vendi fqinj, që hyjnë në Greqi pa dokumente të rregullta.

Related Posts

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis
Kryesore

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis

09/09/2026
Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ishim fantastik”, Arteta i gëzohet fitores ndaj Napolit. Allegri nuk e bën dramë – Balkanweb.com – News24

“Ishim fantastik”, Arteta i gëzohet fitores ndaj Napolit. Allegri nuk e bën dramë – Balkanweb.com – News24

10/09/2026
PSG nuk fal në pjesën e parë në Champions, Liverpool-Atletico Madrid “zjarr”

VIDEO/ PSG e nis frikshëm Championsin, Liverpool fiton ndaj Atleticos, një gol vendos Napoli-Arsenal

09/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al