Greqia nuk po gjen qetësi nga katastrofat natyrore. Pas stuhisë së fuqishme me 9 viktima e qindra të plagosur dhe zjarrit të fuqishëm paradite në Lefkada, këtë pasdite Greqia është goditur dhe nga një tërmet i fortë.
Mediet greke raportojnë se një tërmet 5.2 ballë i shkallës Riheter ka tronditur veriun e Greqisë, shumë pranë kufirit me Shqipërinë.
Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë qytetit Stanos dhe 45 km larg Prevezës. Lëkundjet kanë qenë shumë të forta dhe janë ndjerë edhe në territorin shqiptar, ndërsa nuk dihet ende nëse ka dëme materiale apo në njerëz.
Më herët Greqia është tronditur nga një stuhi e fuqishme, që ka lënë të vdekur 9 turistë dhe ka plagosur qindra të tjerë. Edhe zjarri që goditi vendin fqinj ka shkaktuar dëme të mëdha.