• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gripi i Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Në 24-orët e fundit nuk kemi asnjë vatër të re

27/03/2022
Gripi i Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Në 24-orët e fundit nuk kemi asnjë vatër të re

Ministria e Bujqësisë njofton se në 24 orët e fundit nuk është identifikuar asnjë vatër e re dhe asnjë rast i ri me gripin e shpendëve.

“Mbi situatën e gripit të shpendëve në vendin tonë, edhe sot nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmuar nga ISUV gjatë 24 orëve të fundit, dhe po ashtu nuk ka patur as denoncime apo njoftime në numrin e gjelbër. AKVMB vazhdon monitorimin e situatës me veterinerët zyrtarë të shërbimit me kontrolle në ferma me drejtim prodhimtari vezë, mishi dhe miks, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Nuk ka vatra të tjera të raportuara apo dyshuara nga kontrollet e kryera për monitorim.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rregullisht kontrollet në të gjithë territorin e vendit. Nuk janë konstatuar shkelje apo problematika. U kemi kërkuar bashkive bashkëpunim të plotë në lidhje me marrjen e masave për ndalimin e tregtimit të shpendëve të gjallë në mjediset e hapura të pamiratuara për shitje në zbatim të urdhrit Nr.131, datë 25.3.2022 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla“, njofton zv/Ministrja Ermira Gjeci.

Në 24 orët e fundit ministria raporton se:

Nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmruar
Nuk kemi vatra të reja infeksioni
Nuk kemi asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar
Vazhdon monitorimi i vazhdueshëm në Organizatën Botërore të Shëndetit të Kafshëve mbi situatën epidemiologjike të shfaqjes së influencës aviare me qëllim marrjen e masave kufizuese për importin në vend.
Vazhdon procesi për fuqizimin e flotës së veterinerëve zyrtarë
Jemi në monitorim të vazhdueshëm të të gjithë territorit
Vazhdojmë fushatën sensibilizuese për informimin e fermerëve mbi evidentimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara.
“Sigurojmë konsumatorin se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licensuara janë të sigurta. Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius siç është edhe procedura normale e gatimit.

U bëjmë me dije shtetasve shqiptarë që në rast të dyshimit se kanë shpendë të sëmurë në oborret e tyre të kontaktojnë menjëherë veterinerin zyrtar të zonës ose të telefonojnë falas në numrin e gjelbër 0800 33 66. Informacioni i nevojshëm për konsumatorët dhe fermerët gjendet në faqet e webit të Ministrisë së Bujqësisë, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit si dhe të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve”, thuhet në njoftim.

Related Posts

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)
Kryesore

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

20/09/2026
Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit
Lajme

Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit

20/09/2026
Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë
Kryesore

Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë

20/09/2026
Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve
Lajme

Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve

20/09/2026
Atentati që tronditi Sarandën, ekzekutohet një 44-vjeçar, plagoset kalimtari (Emrat)
Kryesore

Atentati që tronditi Sarandën, ekzekutohet një 44-vjeçar, plagoset kalimtari (Emrat)

20/09/2026
Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë
Kryesore

Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë

20/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Derbi i Madridit i shkon Atletico-s, Reali bie mes polemikave, mediat në Spanjë dhurojnë show (FOTO+VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Derbi i Madridit i shkon Atletico-s, Reali bie mes polemikave, mediat në Spanjë dhurojnë show (FOTO+VIDEO)

21/09/2026
“Zgjohet” Juve, “thyen” 2-0 Atalantën. Napoli ngec sërish, tani Allegri rrezikon (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

“Zgjohet” Juve, “thyen” 2-0 Atalantën. Napoli ngec sërish, tani Allegri rrezikon (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

21/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al