• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Habit deputeti i PD, thirrje Ambasadave: Mbështesni Gledis Nanon, Rama do përpiqet ta pengojë

03/08/2022
Habit deputeti i PD, thirrje Ambasadave: Mbështesni Gledis Nanon, Rama do përpiqet ta pengojë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur mbështetjen e tij për drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano në lidhje me ushtrimin e detyrës së tij, marrë shkas edhe nga vendimi për shkarkimin e drejtuesve të Policisë Kufitare në Vlorë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Sula i bëri thirrje Ambasadave në Shqipëri, që të mbështesin Nanon dhe të mos i nënshtrohet presionit nga kryeministri Edi Rama.

“Është në rrugën e duhur dhe uroj dhe shpresoj shumë që të mos pengohet dhe të mos i nënshtrohet presionit nga ministri i Brendshëm apo kryeministri.

Do t’i bëja thirrje të gjitha agjensive ligjzbatuese ndërkombëtare, madje edhe të gjithë ambasadave në Republikën e Shqipëriusë që ta mbështesin fort drejtorin e ri të Policisë.

Unë mendoj se është një person i cili është në rrugën e duhur. Por kam frikën dhe kam bindjen që do të bëjnë të pamundur në të gjitha format dhe mënyrat për ta penguar në detyrën e tij”, theksoi ai.

Nano mori vendim për të shkarkuar drejtuesit e Policisë Kufitare në Vlorë, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Himarë, ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një skaf në plazhin e Potamit në Himarë, që drejtohej nga shtetasi Arjan Tase. Ai mbante detyrën Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe pas kësaj ngjarjeje, është përjashtuar nga Gledis Nano.

Arjan Tase humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe përplasi për vdekjen fëmijën në bregun e detit. Mbi të është ngritur akuza e vrasjes nga pakujdesia dhe pritet që brenda 48 orësh do të njihet edhe më masën e sigurisë në gjykatën e Vlorës.

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

11/11/2026

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al