• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hapja e negociatave, zbardhen kushtet e Greqisë dhe oferta e Ramës

14/10/2019
Hapja e negociatave, zbardhen kushtet e Greqisë dhe oferta e Ramës

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Denidas ka zbardhur takimin e kryeministrit Edi Rama me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në SHBA.

Ai ka folur për bisedat mes dy liderëve të Ballkanit, ku është theksuar sipas tij nga ana e Greqisë se Shqipëria duhet të plotësojë një nga kushtet kryesore që kërkon Athina ndaj Tiranës: “Të respektohen të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri”

“Z. Mitsotakis u takua me Z. Rama në Nju Jork, dhe unë gjithashtu isha në takim, ai i tha qartë: Respektim i minoritetit grek. Por kjo nuk është pretendimi i Greqisë kundër Shqipërisë, por është një e drejtë themelore e njeriut. A mund të thotë dikush “Jo ti nuk je” kur mendon se i përket pakicës Greke?”, tha diplomati grek ndër të tjera.

Më tej diplomati shtoi: “Flasim ndershmërisht me Shqipërinë. Kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të pakicës Greke. Ne nuk kemi pretendime për Shqipërinë. Greqia është një faktor i stabilitetit dhe sigurisë së kufijve. Sidoqoftë, Shqipëria duhet të kuptojë që ecuria e saj europiane përmban mbrojtjen e te drejtave dhe parimeve europiane, të cilat sigurojnë mbrojtjen e pakicave. Kërkon gjithashtu respektimin e pasurive të tyre. Dhe nuk ka mundësi që pasuritë në zonën bregdetare të mos jenë objekt që duhet mbrojtur”.

Diplomati tregoi edhe bisedat mes Ramës dhe kryeministrit grek për pronat në Himarë, ku thekon se Rama ka ofruar një kompromis për këtë çështje në shkëmbim të “Po” për negociatat, por sipas tij nuk mjafton oferta e Ramës.

“Mitsotakis foli qartë me zotin Rama edhe për pronat duke i thënë: Vërtetë po përpiqeni të shpronësoni qytetarët tuaj sepse dëshironi zonën bregdetare të Himarës? Këto gjëra nuk kanë asnjë lidhje me diferencat mes Greqisë dhe Shqipërisë, ato kanë të bëjnë me të drejtat themelore të njeriut dhe ligjit evropian. Në rast vështirësish, pala greke është e gatshme t’u ofrojë atyre ndihmë dhe ekspertizë, po ashtu dhe BE. Por, nëse nuk shfuqizohen ligjet për pronën që kemi këtë 1 vit e gjysëm do të jetë e vështirë që procesi i pranimit të Shqipërisë të vazhdojë me aprovimin e Greqisë. Për ne, kjo është thjesht një kusht. Pala shqiptare ofroi një kompromis me ne, por ai nuk mjafton. Dhe po e përsëris, jo sepse duam t’i detyrojmë. Dhe e them këtë sepse nuk dua që shqiptarët të mendojnë se Greqia u shkakton atyre probleme, por sepse është në interes të shoqërisë shqiptare. Shqipëria, qeveria, duhet të afrohet me pakicën greke, ata në fund të fundit janë qytetarët e saj.”, u shpreh ai.

Pas takimit me Ramën në New York në muajin shtator, mediet greke shkruan se Greqia i kishte konfirmuar kryeministrit shqiptar Greqia nuk do të japë një PO për çështjen e negociatave.

Burimi: Kathimerini.gr

Related Posts

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026
Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë
Kryesore

Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

24/08/2026
Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)
Kryesore

Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)

24/08/2026
6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët
Kryesore

6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët

24/08/2026
Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!
Kryesore

Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Manaj dopietë në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me Sivasspor

VIDEO/ Manaj dopietë në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me Sivasspor

24/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al