• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hapur i kam sytë. Po ti?

02/10/2020
Hapur i kam sytë. Po ti?

Nga Lura Elezi

Sille nga të duash bisedën, dhe patjetër do bjerë fjala për seri të ndryshme apo prodhime të Netflix. “S’e ke parë Game of Thrones ti?!”

“Casa de Papel shpejt, le nam çfarë pret!!”

Kur na pëlqen diçka, e kemi me qejf të madh ta ndajmë me të gjithë. Sa më shumë të na përputhen shijet, aq më mirë. E kur na e rekomandojnë mjaftueshëm njerëz, ulemi e gllabërojmë për dy net një prodhim që ca studio kanë harxhuar muaj e miliona.

E shohim dhe pse e dimë që ka shans të mos më pëlqejë dhe pse të gjithë çmenden, por duhet provuar. Siç, fjala vjen, s’më ngjit e s’më ngjit “50 Shades of Grey”.

Dhe kështu dhe unë pardje u ula, gjysmën e syrit në Instagram, gjysmën tjetër te çuni, dhe syrin e djathtë, ai që edhe sikur sheh më mirë, te dokumentari “The Social Dilemma”, i cili flet për qëllimet dhe metodat prapa njerëzve dhe robotëve që punojnë në media sociale.

Po se c’pati diçka në tonin e dokumentarit dhe në fytyrat e atyre ish-punonjësve që flisnin dhe, që thoni ju… e lashë pas 20 min.

Jo se ishte i dobët.

Jo se nuk ishte informues.

Po sepse unë pata një nga ato momentet kur të hapen sytë ndaj diçkaje që mesa duket ka kohë që të pengon. E bëra ‘pause’ dhe po mendohesha pse u tërhoq këmbëza në kokën time pikërisht tani.

Gjithë këto muaj të ngarkuar me stres të pazakontë, më ka ardhur në majë të hundës kur dikush, diku në planet, shpenzon para dhe kohë, për të më shënjestruar personalisht dhe për të “më hapur sytë” nga gjithë kjo “e keqe” që po ndodhka rreth jetës sime dhe unë s’e vikam re.

Kjo kumbesë, me temë e fytyrë të ndryshme, përsëritet pa ndalim në çdo periudhë. Mirëpo zë rrënjë mirë në rrethana ekstreme, si ky vit për shembull.

E unë u lodha.

Toni i këtij kumti me të cilin më flet, dhe qëllimi egoist, është po i njëjtë.

“Zgjohu, popull! ATA po na mashtrojnë. ATA duan të na fusin çip në gjak.

AY e shkatërroi këtë vend. Ti? Ha-ha. Ti je në kllapi. Ti fle me sy hapur.

Ia ke falur shpirtin shejtanit (ore unë shejtanit do i jap çmim surreal po ma kërkoi, e në fund s’do ia shes fare. Si u falka shpirti??)

Ti bën jetë të mërzitshme rutinë, e të gjithë, gjithkund, përballë teje e virtualisht, janë duke të mashtruar ty e duke përfituar prej teje. Po po, mos më shih ashtu. TY.”

Megjithë respektin, ik e pirdhu.

Boll.

Në fakt në fakt, pa respekt hiç. Se ti kushdo qofsh, e kudo qofsh, në radhë të parë, që përpiqesh në mënyrë konstante të më thuash mua “hapi sytë”; ti pretendon ditë për ditë që unë nuk di asgjë, që konsumoj ç’të më vijë para fytyrës, që na qenkërkan ca doktorë indianë të delegjitimuar që po më tregojnë të vërtetën se ç’po na bën perëndimi, që unë përdorkam internetin vetëm që t’u përfitoj miliarderëve, të cilët gjithashtu janë keqadashës dhe duan që njerëzimi të shuhet, që ne të sëmuremi, që të na shpërlajnë trurin, që nuk paskam lexuar dhe unë mbi vaksinat e pandemitë e mëparëshme, që nuk e kuptokam që mediat sociale kanë produkt mua. Ti o ti, s’ke respekt fare.

Dhe mbaje vesh këtë që do të them tani: nuk u prish dynjaja sot. Nuk janë gjërat më keq se ç’kanë qenë.

Por natyra e njeriut qenkërka e tillë, që mbulon në lavdi të kaluarën, e tashmja i duket distopi, dhe e ardhmja nuk ka për të ekzistuar.

Mba vesh dhe kujto, që gjithmonë ka pasur njerëz të pushtetshëm që duan të përfitojnë nga ne. Dikur kanë qenë mbretër, më pas eksplorues, sot janë miliarderë.

Gjithmonë ka pasur shkencëtarë e mjekë që nuk kanë qenë dakord me zhvillimet shkencore të kohës. Sot po të pyesësh 3 doktorë të ndryshëm, a ia vlen të bëhet vaksina e gripit, do të marrësh tre mendime të ndryshme.

Ama për vaksinat e detyrueshme të fëmijëve, janë unanimisht pro.

Por jo, o jo; ATA, DIKU, qoftë Silikon Vallej, Tel Aviv, Nju Dehli apo Tiranë, ngrihen çdo ditë në mëngjes, si e si të përfitojnë prej teje, të të helmojnë, mashtrojnë dhe shpërdërojnë ty.

Po mirë kaq të pazgjuar e dimë veten? Kaq superiorë, me fuqi prej zotësh, qenkan këta frymorët e panjohur atje tej? Unë s’harroj për vete që dhe atyre u dhemb shiatiku, kanë gazra, harrojnë fjalëkalime dhe do vdesin po ashtu si ne. Ia kujtoj vetes tërë kohës.

Si mundet një njeri me respekt për veten në një vend të lirë (po, në vend të lirë je. Korea e Veriut nuk është), ta ndjejë veten kaq vulnerabël dhe pre e çdo konspiracioni dhe keqadashësi atje në botë?

Unë jo.

Refuzoj të më quash dele. Refuzoj të më quash injorante, të kequshqyer, kavje biologjike, përdoruese pa mend e shërbimeve. Refuzoj t’i marr paranojat e tua për të vërtetën e jetës sime. Refuzoj të më “hapësh sytë”. Madje unë mendoj se gjërat janë më mirë seç kanë qenë.

Unë jam pjesë thelbësore e shoqërisë.

Jam dëshmitare e ca zhvillimeve marramendëse; isha gjallë kur makina fluturoi në hapësirë, shpresoj do jem kur të ulemi në Mars, kam botën në drejtkëndëshin në duart e mia, falë tij kam receta më të sofistikuara, po rris fëmijën me shumë informacion se si bëhet kjo sipërmarrje e vështirë, rrethohem nga produkte më të mira, mund të hipi në avion lirë, kam qasje në mjekësi që vetëm përmirësohet.

Jam më e fuqizuar si njeri.Sytë hapi vetë, se ke nevojë më shumë se unë!

Related Posts

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026
Sandër Çipa: Lukova mbledh pushues nga gjithë bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën (FOTO)
Blog

Për Roland Çenen, dirigjenti që estetizonte heshtjen dhe interpretimin masiv orkestral

10/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas

05/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër

Kapet në Gjirokastër i dënuari për drogë dhe dhunë në familje

05/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al