• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Histori njerëzore/ Udhëtim në këmbë për 8 ditë drejt Greqisë, i riu rrëfen vështirësitë si emigrant

08/09/2018
Histori njerëzore/ Udhëtim në këmbë për 8 ditë drejt Greqisë, i riu rrëfen vështirësitë si emigrant

Arjan Venari sapo ka mbushur 27 vjeç. Dy vite më parë u kthye nga emigrimi në Greqi, ku shkoi ndërsa ishte vetëm 15 vjeç. La shkollën, fshatin ku u lind, familjen dhe vetëm me një xhaketë të vjetër udhëtoi maleve.

“Për herë të parë kam emigruar në moshën 15 vjeç drejt shtetit grek. Shkonim në këmbë. Familja e përjetonte keq, por ne iknim fshehurazi. Me shokë në fshat bashkoheshim, vendosnim se do iknim në Greqi dhe niseshim”, tha Arjan Venari. Udhëtimi zgjati me ditë të tëra. Natën – tregon, – e kalonte në pyll, i cili u bë shtëpi dhe mbrojtje për të.

“Udhëtimi zgjaste 8 ditë, sepse zgjidhnim rrugën më të largët, që të mos kishim vëmendjen e policisë. Na zinte bora, shiu. Në ditët në vazhdim ishim edhe pa bukë, pa ujë, fjetja e keqe, flinim ku na zinte nata”, rrëfen Arjan Venari per “t.ch”.

Tani është rikthyer në Selvies, fshat të Elbasanit. Ka hapur një lokal me kursimet e grumbulluara në Greqi, me shpresën për të ndërtuar jetën e tij në atdhe. Megjithatë, sërish i kthehet për disa javë apo muaj emigrimit, me shpresën se do të jetë e fundit herë.

“Me të keq, me vuajtje, nuk i prishnim, i mbanim që të ktheheshim në Shqipëri, të bënim diçka. Ato pak lekë që kemi bërë andej, i kam investuar te ky lokal që shihni. Të harrojmë ato vuajtje andej dhe të rrimë këtu, të hapnim punën tonë. Ka grupe që ikin ende, por unë jo. Kam vendosur të qëndroj”, thotë Arjan Venari.

Kriza financiare në Greqi bëri që shumë emigrantë shqiptarë atje të humbnin punën e të mos e përballonin më jetesën. Ata vendosën të kthehen, ashtu si dhe të tjerë, që pasi mësuan një zanat kanë vendosur ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Shifra e të rikthyerve nuk është regjistruar nga asnjë institucion, por ata i gjen në çdo fshat e qytet./tch

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Agjenti i Lewandowski-t zbarkon në Itali, Juve “parakalon” Milan

Agjenti i Lewandowski-t zbarkon në Itali, Juve “parakalon” Milan

22/04/2026
Agjenti i Lewandowski-t zbarkon në Itali, Juve “parakalon” Milan

Agjenti i Lewandowski-t zbarkon në Itali, Juve “parakalon” Milan

22/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al