Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 39 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi është kapur në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, në efektin e pijeve alkoolike. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.