• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I nxehti ekstrem në Greqi, ja oraret për kufizimet e lëvizjes jashtë

02/08/2021
I nxehti ekstrem në Greqi, ja oraret për kufizimet e lëvizjes jashtë

Dita e pestë dhe e gjashtë e valës së motit të nxehtë që ka përfshirë Greqinë do të regjistrojnë edhe temperaturat më të larta. Sipas shërbimin sinoptik kombëtar, temperaturat në disa zona, sidomos në Greqinë qendrore do të shkojnë nga 44 në 46 gradë celsius, ndoshta duke thyer rekordin prej 44,6 gradësh të 21 viteve të fundit të regjistruar në Serres në korrikun e vitit 2007.

Autoritetet greke kanë publikuar për këtë arsye dy qarkore të hartuara nga ministritë kompetente që parashikojnë mosardhjen në punë për disa kategori të caktuara të nëpunësve të administratës civile që i përkasin grupeve me disa sëmundje kronike të rënda si dhe një rekomandim për ndalimin e punës kur kjo konsiderohet e nevojshme midis orës 12:00-16:00 për punonjësit e sektorit privat në këto ditë të nxehta.

Gjithashtu në gatishmëri të lartë janë shërbimet zjarrfikëse pasi vetëm në 24 orët e fundit kanë përballuar mbi 60 vatra zjarri, më të fuqishmet në ishullin e Rodos ku u dogjën mbrëmjen e së dielës mbi 7000 hektarë tokë pyjore, por edhe në verilindje të gadishullit të Peloponezit.

Gjatë këtyre orëve, shërbimi në fjalë ka në gjendje pune mbi 950 zjarrfikës me 385 mjete, 21 avionë zjarrfikës dhe 17 helikopterë. Sic ka deklaruar kryemiministri grek, Kyriakos Mitsotakis mesditën e së hënës, vendi po përballet me të nxehtin më të fuqishëm prej vitit 1987, kur janë regjistruar qindra të vdekur nga moti i nxhetë dhe tepër i gjatë e intensiv i atij viti.

Ndërkohë ministria e Energjitikës ka paralajmëruar të gjithë qytetarët të bëjnë kujdes në përdorimin e kondicionerëve në shtëpi apo biznese pasi konsumi pritet të shkojë mbi 9500 megawëat, rekord i dekadës së fundit dhe si rezultat ekziston frika e ndërprerjeve të energjisë pasi sistemi nuk mund ta përballojë.

Meteorologët vlerësojnë se dita e martë do të shënojë temperaturat më të larta, ndërsa theksojnë se në fundjavë temperaturat do të shkojnë rreth 38-40 gradë celsius. Ndërsa javën tjetër pritet të normalizohet moti në të gjithë vendin.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Daku rrit vlerën me 5 milionë, e ndjekin Mitaj me Ismajlin/ Kuqezinjtë në progres, 13 emra fitojnë terren gjatë një viti

FOTO/ Tifozët i kanë idetë e qarta, ja si votojnë në UEFA për ndeshjen Shqipëri-Finlandë

12/11/2026
Daku rrit vlerën me 5 milionë, e ndjekin Mitaj me Ismajlin/ Kuqezinjtë në progres, 13 emra fitojnë terren gjatë një viti

FOTO/ Tifozët i kanë idetë e qarta, ja si votojnë në UEFA për ndeshjen Shqipëri-Finlandë – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al