• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ilir Meta: Kam bërë gabime por jam i pastër! Do të rri këtu dhe 40 vite të tjera!

27/07/2022
Ilir Meta: Kam bërë gabime por jam i pastër! Do të rri këtu dhe 40 vite të tjera!

Ilir Meta mohon akuzën se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Në një konferencë për mediat nga selia e Partisë Liria (Ish-LSI), Meta tha se Autoriteti i Dosjeve është kthyer në një Autoritet i Kriminalizimit të Dosjeve. Kreu i PL tha se e gjitha është një manipulim ndërsa shtoi se përmbajtja e emailit që e ka denoncuar është qesharake.

Ilir Meta: Pse nuk e bën publike Autoriteti sa I.M kanë qenë në Fakultetin e Ekonomisë, sa I.M kanë qenë? Ata e dinë shumë mirë. Unë në atë kohë kam qenë vetëm Sekretar i Rinisë së Fakultetit të Ekonomisë. Isha zgjedhur se kisha aftësi lidershipi që atëherë. Njoh 50 Ilir Meta, në klasë kam patur 2 Ilir Metaj. Na ndanin, Ilir Rexhep dhe tjetrin që s’dua ta marr nëpër gojë. Autoriteti i Dosjeve ka përgjegjësi. Mund të ketë persona që kanë krijuar familje dhe fëmijë, përgjegjësia është e autoritetit. Mund ti kërkojmë përgjegjësi Edi Ramës por kjo na bën të sëmurë nga mendtë sepse një të sëmuri nuk i kërkon dot përgjegjësi. Tani PL dhe opozita e kanë mbyllur hesapin me hesapin. Për ccështjen në fjalë dua të siguroj të gjithë qytetarët që Ilir Meta është këtu pas 30 vitesh angazhim, jo se s’ka bërë gabime, por sepse është i pastër në ndërgjegjen dhe të vërtetën e tij. Do të vazhdoj dhe nja 30-40 vite të tjera. Kam ëndërr të bëhem kryetar i Referendumit. Sepse kur qeveria del kundër popullit opa del referendumi. Këta që bëjnë si të fortë, ju i dini si bëhen qingja. Për mua nuk ekziston më Autoriteti i Dosjeve, është Autoriteti i Manipulimit dhe Kriminalizmit të Dosjeve. Një ccështje kaq delikate katandiset për nevojat e një të sëmuri psikik. Qenka shqetësuar regjimi i patronazhistëve që ka vënë një popull në përgjim se ka shkuar një email që akuzon I.M se ka spiunuar në 88 a 89. Bëjnë ligj për një person? Pse kush i pengoi? Edhe kur ishte president? Ata e dinë shumë mirë si është puna e I.M. Do mbajnë përgjegjësi, për fëmijët e mi mos tëe kenë përgjegjësi. Ata kanë dëgjuar gjëra të rënda për babain e tyre por edhe për mamanë.

Çfarë ndodhi dje? Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm “patronazhistësh”. Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita.

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

11/11/2026

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al