• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

INTERVISTA/ “Ja ku e bëri diferencën Egnatia”, Mema besimplotë: Edhe me Maran objektivat kuqezi do jenë të mëdha, ndryshimet dhe prurjet… (VIDEO)

02/06/2026
INTERVISTA/ “Ja ku e bëri diferencën Egnatia”, Mema besimplotë: Edhe me Maran objektivat kuqezi do jenë të mëdha, ndryshimet dhe prurjet… (VIDEO)

Egnatia mori titullin e 3-të kampion në Superiore, duke treguar edhe një herë se mbeten më të mirët në Shqipëri. Pavarësisht përpjekjeve, Elbasani dhe Vllaznia nuk ia dolën, duke lënë mbrapa shumë hije zhgënjimi dhe dilemash. Në këtë fillim qershori, debuton në stolin kuqezi, trajneri Maran, në takimin miqësor ndaj Izraelit. Tekniku i njohur, Ardi Mema foli për këto tema, në bisedën me Trevisa Tufën, në Sport News në News 24.

Mema, e prisje konfirmimin e Egnatias? Duke marrë parasysh sezonin rregullt me ulje-ngritje, ndryshimin e trajnerit pak para “Final4”, detaje që nuk e bënin shumë favorite…

Egnatia ka ruajtur grupin, ka bërë ndryshime të vogla. E kisha vënë një bast me veten që Egnatia do ishte pretendente për ta fituar kampionatin, mundet edhe që të fitojë kampionatin. Dinamo atë që donte e arriti.

 

 

Kishte që nga koha e Skënderbeut, që një ekip nuk fitonte 3 tituj radhazi, çfarë bën ndryshe Egnatian, kush është forca e këtij ekipi?

Ka marrë edhe Tirana 3 tituj. Këto kanë, po t’i shikosh, kanë edhe cikël këto ekipet. Egnatia ka cilësinë brenda, megjithatë jo se ishin pa cilësi skuadrat e tjera. Egnatia e tregoi se ishte një ekip.

Dominoi totalisht fazën “FINAL4”, 3 fitore, 8 gola të shënuar vetëm 1 i pësuar. Ishte Egnatia shumë e fortë, apo Elbasani e Vllaznia nuk i bënë mirë llogaritë?

Vjen fundi dhe skuadrat kanë oshilacione, lojtarët janë të lodhur, kanë kaluar periudhë të lodhshme. Gjitha këto ndryshojnë.

Efekti Dede, pra ndryshimi i trajnerit. Ishte një lëvizje e mirëmenduar, apo ishte një nga ato lëvizje që doli për mirë. Nuk besoj se është e lehtë për një trajner, të ndryshoj një ekip në kaq pak kohë…

Cilido trajner do zgjidhte të ishte trajner i Egnatias. Nuk ndryshoi shumë për 3 ndeshje. Është puna e një viti, ndryshimi i trajnerit nga trajnerit ka efekte si të mira apo të këqija. Këtë herë, bëri mirë.

A është tani prova e madhe për Egnatia aventura në Evropë, synojmë fazën e grupeve u shpreh presidenti Demrozi dhe Dede, të paktën Conferencë League. A është e mundur?

Sa herë mbaron sezoni, bëhet analiza. Tani financat i kanë të mira, pasi dalja në Europë të jep para. Mendoj që duhet të bëjmë një llogari dhe analizë të mirëfilltë. Nuk janë gjërat aq të thjeshta.

Pse në këto vite nuk arrijmë dot të bëjmë Ballkanin, Dritën, Shkëndijën apo shume ekipe të tjera të rajonit, çfarë na mungon?

Përveç Skënderbeut, jemi keq tek pjesa e Europës. Për në Europë duhet ta përgatisësh veten mirë. Duhet të punosh shumë, sidomos në menaxhim. Nuk është e lehtë të drejtosh një skuadër, pasi duhen para.

Nuk arritën të fitonin titullin, por Vllaznia dhe Elbasani rinovuan me Martinin dhe Gvozdenovic. Si i sheh këtë dy lëvizje?

Janë dy lëvizje profesionale, pasi kanë besim tek trajneri. Vlen të theksohet marrëveshja e Elbasanit, para ndeshjes, kanë krijuar besim te trajneri. Kjo është punë e përbashkët, grupi më shumë.

Ndryshe nga katër ekipet e “Final4”, përfshirë këtu edhe Dinamon, Tirana dhe Partizani janë në ajër. Flitet për një mos konfirmim të Shehit, ndërsa Partizani është ende pa trajner. Është ky një minus i madh? Të krijohet përshtypja që do të kemi një tjetër sezon kaotik për këto dy ekipe emblemë…

Me Shehin ka mbaruar sepse ka firmosur me Prishtinën.

Ka spekticizëm, pasi kanë filluar me trajnera por më pas i hoqën. Nuk e kuptova Partizanin me Kërnajën, ai mori më shumë pikë. Përderisa ka sukses, lëre aty se nuk të bën gjë. Janë vonë pasi duhet që trajneri të vijë sa më shpejt.

Flasim pak për Kombëtaren, e cila luan testin e parë miqësor kundër Izraelit më 3 qershor. Fillimisht Mema, si të duhet zgjedhja e Maran për të pasuar Sylvinho-n?

Do heqim dy paralele. Grupi është ky që është, nuk ka prurje të re. Sylvinho na ka dërguar në Europian, mendoj që të njëjtën gjë do bëjë edhe ky pasi ka filozofinë e tij. Të presim e të shohim.

U surprizove nga lista? Vetëm 2 risi Hasa dhe Pano Qirko, nëse mund të quhet i tillë. A prisje më shumë nga lista e parë e Maran?

Nuk befasohem shumë, surpriza më e madhe do jetë çfarë do  ndodhë te fusha. Nuk do sillem si një njeri që më pëlqejnë gjërat në letër.

Një nga gabimet e Sylvinhos është se në miqësore donte rezultatin dhe nuk shikonte lojën.

Mema, kemi një grup jo të ri të moshë, një pjesë e lojtarëve janë në fund të karrierës. Mendon se Maran mund të freskojë ekipin, a do të jetë i vështirë ky trazicion?

Mediatikisht, ne nuk e dijmë lojtarët që premtojnë për të ardhmen. Pak a shumë, 90 përqind e ekipit, do jenë lojtarë që kanë qënë më para. Unë do isha që të ndryshoja diçka, por duhet të ketë kontratë me Presidentin e FSHF, nëse do bëjë ndryshime rrënjesore.

 


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Tetova, arkitekti i sezonit që i hapi rrugën titullit të tretë radhazi të Egnatias
Sport

Tetova, arkitekti i sezonit që i hapi rrugën titullit të tretë radhazi të Egnatias

02/06/2026
“S’do jemi konfuz në fushë, premtoj Shqipëri ndryshe”,trajneri i ri Maran: Kam parë aspekte pozitive, bashkë bëjmë gjëra të mëdha
Sport

“S’do jemi konfuz në fushë, premtoj Shqipëri ndryshe”,trajneri i ri Maran: Kam parë aspekte pozitive, bashkë bëjmë gjëra të mëdha

02/06/2026
Nga trofeu te goleada, “Elbasan Arena” me fat për Dinamon
Sport

Nga vendi i dytë tek objektivi i titullit, Elbasani nis rindërtimin

02/06/2026
“S’do jemi konfuz në fushë, premtoj Shqipëri ndryshe”,trajneri i ri Maran: Kam parë aspekte pozitive, bashkë bëjmë gjëra të mëdha
Sport

“S’do jemi konfuz në fushë, premtoj Shqipëri ndryshe”,trajneri i ri Maran: Kam parë aspekte pozitive, bashkë bëjmë gjëra të mëdha

02/06/2026
LIVE/ Konferenca e parë për shtyp e trajnerit të ri të kombëtares, Maran i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve
Sport

LIVE/ Konferenca e parë për shtyp e trajnerit të ri të kombëtares, Maran i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve

02/06/2026
“Jemi të motivuar, të përshtatemi sa më shpejt me Maran”, Gjimshiti para Izraelit: Pres ndeshje të mirë, kemi ekip të fortë
Sport

“Jemi të motivuar, të përshtatemi sa më shpejt me Maran”, Gjimshiti para Izraelit: Pres ndeshje të mirë, kemi ekip të fortë

02/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

INTERVISTA/ “Ja ku e bëri diferencën Egnatia”, Mema besimplotë: Edhe me Maran objektivat kuqezi do jenë të mëdha, ndryshimet dhe prurjet… (VIDEO)

INTERVISTA/ “Ja ku e bëri diferencën Egnatia”, Mema besimplotë: Edhe me Maran objektivat kuqezi do jenë të mëdha, ndryshimet dhe prurjet… (VIDEO)

02/06/2026
Rama fton 20 përfaqësues të protestuesve: Punët i kemi të ndara. Ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë!

Rama fton 20 përfaqësues të protestuesve: Punët i kemi të ndara. Ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë!

02/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al