• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Investime në korridorin e jugut për zhvillimin e turizmit, ja qytetet që përfitojnë

27/04/2018
Investime në korridorin e jugut për zhvillimin e turizmit, ja qytetet që përfitojnë

Në korridorin turistik të jugut ka nisur puna për zhvillimin e produkteve turistike për bashkitë Berat, Gjirokastër, Sarandë, Përmet. Strategjia do të zhvillohet në kuadër të projektit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik, një projekt kompleks që financohet nga Qeveria shqiptare e Banka Botërore dhe zbatohet nga FSHZH.

Ky projekt ka filluar vitin e kaluar dhe rreket të zhvillojë turizmin në jugun e vendit nëpër korridorin turistik të qarqeve Vlorë, Berat dhe Gjirokastër, me fokus katër bashkitë: Berat, Sarandë, Përmet dhe Gjirokastër.  Nga ky projekt në vlerën 63.8 milionë euro, parashikohet të përfitojnë 84 mijë banorë dhe rreth 300 mijë turistë.

Përmirësimi i infrastrukturës urbane, nxitja e turizmit dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për të mbështetur turizmin dhe zhvillimin e ekonomisë lokale në zonat e përzgjedhura në jug të Shqipërisë, janë objekt i këtij projekti.

Gjithashtu, zbatimi i këtij projekti, do të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në rajonin e jugor të vendit, nëpërmjet financimit të projekteve të infrastrukturës. Investimit në bashkitë Sarandë, Gjirokastër, Berat dhe Përmet, do të përfshijnë rehabilitimin e hapësirave publike, rrjetit rrugor, nyje inter-modale dhe infrastruktura shoqëruese (p.sh , trotuaret, kryqëzimet rrugore, ndriçimet rrugore, korsitë e biçikletave, stacionet e autobusëve); restaurimin e ndërtesave të përzgjedhura të trashëgimisë dhe përmirësimin e fasadave të ndërtesave të zgjedhura dhe; përmirësimin e zonave turistike (rrugët hyrëse, qendrat e vizitorëve, vendparkimet, sinjalistika turistike) si dhe rehabilitimi i rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve.

Gjithashtu, investimet përgjatë korridorit turistik në Shqipërinë e Jugut, do të përfshijnë restaurimin e objekteve të trashëgimisë dhe aseteve kulturore, përmirësimin e infrastrukturës mbështetëse.

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Hera e parë në Champions, vendim i jashtëzakonshëm i drejtuesve të Comos për tifozët më të vjetër

Hera e parë në Champions, vendim i jashtëzakonshëm i drejtuesve të Comos për tifozët më të vjetër

08/09/2026
BOKS/ “Gypsy King” i bën presion Xhoshua me një tjetër duel, Fjuri thërret Usikun – Balkanweb.com – News24

BOKS/ “Gypsy King” i bën presion Xhoshua me një tjetër duel, Fjuri thërret Usikun – Balkanweb.com – News24

08/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al