• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ismail Kadare rikthehet në Gjirokastër: Është bërë si Parisi

19/12/2021
Ismail Kadare rikthehet në Gjirokastër: Është bërë si Parisi

Ismail Kadare ka vizituar së fundmi qytetin ku ka lindur, Gjirokastrën. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro,  dhe kryebashkiaku Flamur Golemi kane shoqeruar familjen Kadare teksa bene shetitje ne pjesen e Pazarit, e cila tashme ka marre nje pamje tjeter nga dekori i festave te fundvitit.

“Kënaqësia e patregueshme e shëtitjes mbrëmësore me shkrimtarët: Helena dhe Ismail Kadare. Bashkë me Flamur Golemin në sokakët e qytetit të gurtë me shkrimtarin që i kushtoi “Kronikën” më të bukur letrare Gjirokastrës së tij, Gjirokastrës time, Gjirokastrës sonë. Sa më pëlqen kur thotë: “Është bërë Gjirokastra si Paris” se rëndësi ka si i ndjen gjërat”, shkruan Kumbaro.

Gjirokastra vitet e fundit ka pësuar një transformim rrënjësor. E njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend. Kalaja e gurtë dhe parku i Antigonesë vazhdojnë të ngelen më të preferuarat për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës.

Ismail Kadare, shkrimtar i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm, lindi më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër. Nga “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, që e bëri të njohur në gjithë botën, në “Daullet e shiut”, veprat e tij më të zhytura në natën e legjendës ballkanike janë “Kush e solli Doruntinën” apo “Ura me tri harqe” apo ato me frymëzime të së tashmes si “Tri këngë zie për Kosovën”.

Në vitin 1996, Kadare u pranua anëtar përjetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; në 2005 fitoi Man booker International Prize dhe në vitin 2009 mori çmimin Prince of Asturias për Artet. Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka fituar Çmimin “Jeruzalemi” për vitin 2015. Ai u konsiderua me këtë rast shkrimtari që i dha shprehje lirisë njerëzore në librat e tij. Në 13 maj 2016, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi shkrimtarit të shquar “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Related Posts

Deputeti i PS: SPAK është pasuri kombëtare!
Kryesore

“Zvërneci”, deputeti i PS: Situatë e papranueshme! Rojet private nuk mund të zëvendësojnë shtetin

31/05/2026
Gjoba dhe bllokime për mjetet lundruese në Sarandë e Ksamil
Kryesore

Gjoba dhe bllokime për mjetet lundruese në Sarandë e Ksamil

31/05/2026
Policia e Shtetit kërkon falje për raportimin e ngjarjes në Vlorë, pezullohet drejtori: Protestuesi s’ka hyrë me forcë në kantier
Kryesore

Policia e Shtetit kërkon falje për raportimin e ngjarjes në Vlorë, pezullohet drejtori: Protestuesi s’ka hyrë me forcë në kantier

31/05/2026
Protesta në Zvërnec, reagon kompania: Çdo metër tokë është blerë ligjërisht
Kryesore

Protesta në Zvërnec, reagon kompania: Çdo metër tokë është blerë ligjërisht

31/05/2026
Rama: PS i ka ngritur kokën Shqipërisë!
Kryesore

Rama: PS i ka ngritur kokën Shqipërisë!

28/05/2026
Digjet në Kakavijë kamioni i ngarkuar me birra “Elbar” (FOTO)
Kryesore

Digjet në Kakavijë kamioni i ngarkuar me birra “Elbar” (FOTO)

28/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ky Championsi më i veçantë”, Luis Enrique në “qiellin e 7-të” pas triumfit në Budapest, Arteta i zhgënyer: Ndjej dhimbje, ndërhyrja ndaj Madueke ishte penallti

“Ky Championsi më i veçantë”, Luis Enrique në “qiellin e 7-të” pas triumfit në Budapest, Arteta i zhgënyer: Ndjej dhimbje, ndërhyrja ndaj Madueke ishte penallti

31/05/2026
Boks/ Jurgen Uldedaj triumfon në Londër, boksieri shqiptar mbron titullin kampion IBO ndaj britanikut Nnamdi

Boks/ Jurgen Uldedaj triumfon në Londër, boksieri shqiptar mbron titullin kampion IBO ndaj britanikut Nnamdi

31/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al