Autoritetet italiane sekuestruan sot një vilë luksoze me vlerë rreth 500,000 euro në Faenza, në provincën e Ravennas, pas hetimeve për drogë.
Prona i përket një shtetasi me nënshtetësi shqiptare dhe nën hetim për trafikim të substancave narkotike, siç raportojnë mediat italiane.
Sekuestrimi u bë nga Guardia di Finanza me urdhër të Prokurorisë së Ravenna?s pas një hetimi financiar.
Hetuesit vunë re se shqiptari kishte një përputhje të dyshimtë ndërmjet të ardhurave të deklaruara dhe pasurisë reale: ndërkohë që kishte një vilë me vlerë gjysmë milioni euro, nuk tregonte pothuajse asnjë shpenzim të rregullt për ushqime, veshje ose karburant dhe pothuajse asnjë tërheqje nga bankomati.
Policia kriminale italiane dyshon se të ardhurat e ligjshme nuk përputheshin me mënyrën se si u blen imobil dhe se paratë mund të kenë ardhur nga aktiviteti i paligjshëm i trafikimit të drogës.









