• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

S’ka konsensus për Ballukun në Kuvend, vendimi final në dorë të deputetëve më 5 mars

24/02/2026
S’ka konsensus për Ballukun në Kuvend, vendimi final në dorë të deputetëve më 5 mars

Një mbledhje maratonë prej pesë orësh e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit ka thelluar përplasjen politike për kërkesën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për arrestimin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Prokuroria deklaroi të hënën se pozita procedurale e saj është “rënduar ndjeshëm” dhe se, nëse provohen akuzat, rrezikon deri në 35 vite burg. Sipas kreut të SPAK, Klodian Braho, nga rreziku fillestar deri në 10 vite burg, situata ka ndryshuar pasi e njëjta vepër dyshohet të jetë kryer 9 herë, me një marzh dënimi që arrin deri në 35 vite me bashkim dënimesh.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, SPAK argumentoi se ka prova të reja dhe se ekziston rrezik i prishjes së provave apo kryerjes së veprave të tjera penale. SPAK konfirmoi se disponon transkripte bisedash dhe prova të tjera të përfshira në materialin hetimor prej 16 mijë faqesh.

Prokuroria theksoi gjithashtu se hetimi “nuk ka sfond politik”, një qëndrim që, sipas tyre, është pranuar edhe nga avokatët e Ballukut, të cilët nuk kanë ngritur pretendime për ndërhyrje politike. Balluku nuk ishte e pranishme në mbledhje dhe u përfaqësua nga avokatët e saj, Pamela Qirko dhe Ardian Kalija.

Mbrojtja kërkoi rrëzimin e kërkesës së SPAK, duke argumentuar se zëvendëskryeministrja ka zbatuar masën e pezullimit nga detyra dhe nuk ka tentuar të largohet nga vendi. Avokatët theksuan se prokuroria duhet të provojë rrezikun konkret për prishje provash apo arratisje, nëse kërkon zëvendësimin e masës me arrest.

PS kundër, PD pro arrestimit

Në përfundim të mbledhjes, palët konfirmuan se do të hartojnë dy raporte të ndara që do t’i kalojnë seancës plenare për votim më 5 mars. Taulant Balla deklaroi se masa e pezullimit nga detyra është e mjaftueshme dhe se pesë anëtarët socialistë janë kundër kërkesës për arrestim, duke theksuar parimin e prezumimit të pafajësisë.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se po bëhet “mburojë politike” për Ballukun dhe kërkoi që deputetët të votojnë pro autorizimit të arrestimit, për t’i hapur rrugë hetimeve të mëtejshme.

Balluku është marrë e pandehur për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” në çështjen e Tunelit të Llogarasë dhe është nën hetim edhe për 7 lotet e Unazës së Madhe. Vendimi përfundimtar tashmë i takon Kuvendit, i cili më 5 mars do të vendosë nëse do t’i japë apo jo autorizimin SPAK-ut për arrestimin e zëvendës kryeministres./ AP

Related Posts

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Barcelona dëfrehet me Racing, 7 gola dhe spektakël

VIDEO/ Barcelona dëfrehet me Racing, 7 gola dhe spektakël

17/09/2026
Milan zhgënjen në Europë, pëson disfatë ndaj Benficës

Milan zhgënjen në Europë, pëson disfatë ndaj Benficës

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al