• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ja si e justifikon kanabisin në stan bariu nga Lazarati: Drogën e kishte fshehur…

27/12/2017
FOTO/ Drogë dhe armë në stanin e lazaratasit, arrestohet 60-vjeçari (Emri)

Lëndë narkotike dhe armë në stan, bariu i moshuar mohon akuzat. Hysen Brahimi, 60 vjeç, ka përfunduar në pranga pasi gjatë një kontrolli në stanin e tij në fshatin Lazarat, u gjet një sasi prej 281 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa si dhe një armë zjarri automatike model “56”. Lënda narkotike ishte depozituar në 28 thasë plasmasi ngjyrë e zezë, ndërsa bashkë me kanabisin, forcat e Policisë, gjatë kontrollit, zbuluan dhe një armë automatike model “56” së bashku me krehrit me 25 fishekë.

Në përfundim të kontrollit dhe sekuestrimit të drogës dhe armës, u vu në pranga i zoti i stanit, Hysen Brahimi. Gjatë marrjes në pyetje, Brahimi është shprehur se nuk ka lidhje me lëndën narkotike dhe armën pasi dikush tjetër mund t’i ketë fshehur në stan pa dijeninë e tij. Si provë, i moshuari ka paraqitur faktin se stani ndodhet në një tokë me pronarë të tjerë.

Nga ana tjetër, 60-­vjeçari ka pranuar se bëhet fjalë për një person tjetër që ka fshehur lëndën narkotike në stanin e tij. Veç të tjerash, Brahimi e justifikoi me mungesën gati 20-­ditore të tij në stan pasi gjendej në shtegtim me kopenë e të imtave në zonën e Zagorisë. “Në stanin tim kushdo mund të hyjë dhe të bëjë çfarë të dojë pasi është i parrethuar dhe i pambrojtur. Kësisoj, nuk është e vështirë që stani të shërbejë si strehë për lëndë narkotike”, ka rrëfyer 60-­vjeçari lazaratas, shkruan panorama. Brahimaj ka shkuar edhe më tej me dëshminë e vet para oficerëve të Policisë Gjyqësore kur kërkoi analizim të gjurmëve të lëna në thasët e mbushur me kanabis apo dhe gjurmët në armën e zjarrit. Ndonëse ai ka kërkuar me ngulmim një gjë të tillë, dosja ndaj tij i është referuar organit të akuzës për hetime të mëtejshme. 

Related Posts

Kroacia gropos 14.7 tonë speca me helm, ishin blerë në Fier
Kryesore

Kroacia gropos 14.7 tonë speca me helm, ishin blerë në Fier

10/09/2026
Bllokimi i pagave nga qeveria, reagon gjyqtarja: Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer
Kryesore

Bllokimi i pagave nga qeveria, reagon gjyqtarja: Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer

10/09/2026
Roland Bejko: Jam ndarë përfundimisht me Bashën! Nuk dha prova kundër Berishës
Kryesore

Bejko: Të gjithë e kanë mbledhur mendjen, sa të jetë Berisha në krye, PD nuk vjen në pushtet

10/09/2026
685 kg mish viçi dhe 83 kg peshk kontrabandë në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, dy të arrestuar (VIDEO)
Kryesore

685 kg mish viçi dhe 83 kg peshk kontrabandë në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, dy të arrestuar (VIDEO)

10/09/2026
100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë
Kryesore

100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë

10/09/2026
Rama për pagat e gjyqtarëve: Histori bajate, vetëm Kuvendi mund të vendosë!
Kryesore

Rama për pagat e gjyqtarëve: Histori bajate, vetëm Kuvendi mund të vendosë!

10/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA Nations League / San Marino – Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët shqiptarë

10/09/2026

UEFA Nations League / San Marino – Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët shqiptarë

10/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al