Milan bën “djallin” në startin e Serie A, del me 3 pikë nga transferta përballë Torinos, në një ndeshje me dy tablo, një pjesë e parë e fikur, me pak ose aspak raste për shënim, por tabloja ndryshoi totalisht në fraksionin e dytë, ku Ruben Amorim hodhi në fushë lojtarë si Modric apo Rabiot. Pikërisht mesfushori francez u shndërruar në protagonist, ku fillimisht në minutën e 64-ët futi një top të bukur në zonë, aty ku Cisse me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë.
Dy minuta më vonë, këtë herë Rabiot u shërbye nga Chukwueze duke dyfishuar shifrat. Tifozët kuqezi shpërthyen në festë, por pas këtij momenti, Amorim tërhoqi ekipin pas me Torinon që u përpoq të rikthehej në lojë. Vendasit krijuan disa raste të pastra për shënim, por nuk ishin të saktë në finalizim. Goli fantastik i Adams erdhi vonë, në minutën e 93-të pa i prishur festën dhe debutimin me tre pikë të Ruben Amorim.
Tekniku portugez u shfaq i kënaqur me këtë start pozitiv që ekipi i tij i bëri këtij sezoni në Serie A: “Jam shumë i lumtur. Kishte një ndeshje për 75 minuta dhe një tjetër ku u deshëm të mbroheshim pasi ishim të lodhur. Në përgjithësi, ishte një ndeshje e mirë, por sigurisht kemi shumë gjëra për t’u përmirësuar”, u shpreh Amorim.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








