• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Jemi të motivuar, të përshtatemi sa më shpejt me Maran”, Gjimshiti para Izraelit: Pres ndeshje të mirë, kemi ekip të fortë

02/06/2026
“Jemi të motivuar, të përshtatemi sa më shpejt me Maran”, Gjimshiti para Izraelit: Pres ndeshje të mirë, kemi ekip të fortë

Pas dështimit në Play off të Botërorit, Shqipëria do të zbresë sërish në fushë, këtë herë në një miqësore. Para miqësores me Izraelin, kapiteni Berat Gjimshiti u shpreh se skuadra duhet të përshtatet sa më shpejt që të jetë e mundur me skemat e trajnerit të ri, Maran.

Atmosferë e zymtë në Kombëtare, si e sheh si kapiten?

Siç shkoi gjithë rrugëtimi, të gjithë ishim të bindur që do të ishte shumë e bukur për ne si Kombëtare, si vend, si shtet. Por është fillim i ri, me një staf të ri. Jemi të gjithë shumë të motivuar. I gjithë grupi është i njëjti me disa lojtarë të rinj. Jemi stërvitur mirë.

Idetë e trajnerit të ri?

Nuk është e thjeshtë, por idetë janë të qartë. Me aq pak kohë sa kemi pasur, kemi provuar të kuptojmë trajnerin në këtë cikël të ri. Sa më shumë kohë kalon, aq më mirë bëhet. Jemi të gatshëm të bëjmë atë që kërkon trajneri dhe të japim gjithçka në fushë.

Sa të vështirë do e ketë të vështirë trajneri për filozofinë italiane?

Çdo trajner ka idetë e reja, ashtu siç i kishte Sylvinho. Trajneri të na japë mendimet që ka marrë për këtë cikël dhe e gjitha është tek ne, që të bëjmë në fushë atë që kërkon trajneri.

E ke menduar sa gjatë do të vazhdosh në Kombëtare?

S’e kam menduar akoma. Është sinjal pozitiv, shpresoj që do të luaj edhe disa vite. Trupi është gati që të luajë në nivele të larta. Mund të marr vendimin më vonë, por momentalisht s’po e mendoj këtë gjë.

Çfarë ka ndryshuar me Maran?

Taktika ndryshon, pozicioni në fushë ndryshon. Siç e thashë nuk është e thjeshtë që brenda 2-3 ditëve të bësh disa gjëra. Ai është marrë me gjërat më të rëndësishme të momentit, që t’i bëjmë në fushë.

Strategji speicifike nga Maran për një frymë ndryshe?

Sigurisht që po. Siç e thashë, brenda këtyre ditëve kemi pasur pak kohë, por idetë janë të qarta. Është trajneri vetë që do të flasë për strategjinë. Shpresoj të bëjmë ndeshje të mira në këto dy miqësore. Izraeli ka pasur një rritje në kohët e fundit, kështu është një skuadër teknikisht e mirë, sidomos në sulm.

Berati si lider, e sheh grupin si të duhurin për të bërë mirë me Maran?

Nuk është e thjeshtë që në fund sezoni, një sezon i gjatë për të gjithë. Por me një frymë të re, me trajner të ri, të gjithë lojtarët duan të tregojnë veten për vend në Kombëtare. Nuk është gjë normale që të vish në Kombëtare, të veshësh këtë fanellë. Energjia është shumë pozitive, përsëri do të synojmë sa më lart dhe sa më mirë.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Të shokuar nga vdekja e Bunjakut, lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe
Sport

Të shokuar nga vdekja e Bunjakut, lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

07/06/2026
“Hiqni durt’ prej nanës Shqipni!”, TKZ në krah të protestuesve: Stadiumi ynë është sheshi

Kombëtarja e “fikur”, Maran vendos rekordin e parë, negativ

Tragjedi në futbollin shqiptar, ndërron jetë Fatjon Bunjaku
Sport

Tragjedi në futbollin shqiptar, ndërron jetë Fatjon Bunjaku

07/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Të shokuar nga vdekja e Bunjakut, lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

Të shokuar nga vdekja e Bunjakut, lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

07/06/2026
E rëndë/ Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

E rëndë/ Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

07/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al