• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“JO-ja” për negociatat, Greqia: Jemi të shqetësuar për Shqipërinë

20/10/2019
“JO-ja” për negociatat, Greqia: Jemi të shqetësuar për Shqipërinë

Pas vendimit të Këshillit Evropian për moshapjen e negociatave të anëtarësimit, Athina zyrtare po ndjek me shqetësim dhe vëmendje zhvillimet politike në Shqipëri dhe veçanërisht në Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë për shtyp, ministria e Jashtme greke thekson se Greqia ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pozicionim që përbën mbetet një nga akset kryesore dhe të pandryshuara të politikës së jashtme greke.

“Kjo çështje shkon tashmë për vitin 2020. Nuk u bë e mundur që të kishim një vendim unanim për dy fqinjët tanë veriore. Por dua të theksoj dhe këtë e kam thënë shpesh herë, Greqia gjithnjë mbështet perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme theksohet se ndonëse Greqia nuk ndërhyn asnjëherë në çështjet e brendshme të vendeve të treta, do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet përkatëse të vendeve të rajonit për të përmbushur kushtet e kërkuara.

Sipas analistëve, problematika më e madhe e Athinës qëndron padyshim tek zhvillimet politike në Shkup, pas vendimit për zgjedhje të parakohshme të qeverisë së Zoran Zaev, pasi ndryshimi i skenës politike amund të sjellë pasoja për Marrëveshjen e Prespës, një arritje diplomatike mes dy vendeve.

Rikonfigurimi i politikës drejtuese në Greqi, mund të ndikojë edhe në balancat politike të fuqive të mëdha të interesuara për rajonin e Ballkanit.

“Është për të ardhur keq që BE nuk mundi të çojë mesazhin e duhur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”– ka deklaruar ish-kryeministri Jorgos Papandreu.

Related Posts

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)
Kryesore

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

20/09/2026
Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë
Kryesore

Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë

20/09/2026
Atentati që tronditi Sarandën, ekzekutohet një 44-vjeçar, plagoset kalimtari (Emrat)
Kryesore

Atentati që tronditi Sarandën, ekzekutohet një 44-vjeçar, plagoset kalimtari (Emrat)

20/09/2026
Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë
Kryesore

Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë

20/09/2026
Raporti sekret për Ramiz Alinë në vitin 1990: Rite fetare e kryqe në Himarë e Dhërmi, turistët dyshohen si agjentë grekë!
Kryesore

Raporti sekret për Ramiz Alinë në vitin 1990: Rite fetare e kryqe në Himarë e Dhërmi, turistët dyshohen si agjentë grekë!

20/09/2026
Polemikat për manekinin e Çerçiz Topullit në Gjirokastër, dorëheqje dhe reagime
Kryesore

Polemikat për manekinin e Çerçiz Topullit në Gjirokastër, dorëheqje dhe reagime

20/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Të rrisësh një foshnje në Shqipëri kushton sa 66% e pagës vjetore, barra e dytë më e lartë në Europë

Të rrisësh një foshnje në Shqipëri kushton sa 66% e pagës vjetore, barra e dytë më e lartë në Europë

20/09/2026
Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

20/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al