• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Jo vandalizmit!

13/12/2020
Jo vandalizmit!

Nga Fatos Çoçoli

Të protestosh për vrasjen (edhe pse aksidentale) të një të pafajshmi nga policia e Shtetit është njerëzore, dinjitoze dhe e shëndetshme për çdo shoqëri. Të hedhësh domate, vezë, thirrje, kushtrime të fuqishme “Unë jam Klodiani!” është e ligjshme dhe e drejtë. Të personifikohesh me viktimën është me shumë vlerë dhe të ardhme për ndërgjegjen tonë publike. E cila ende sot vijon të jetë e çoroditur, pa një bosht të qëndrueshëm, e trembur dhe e traumatizuar. Personifikimi me të lënduarin, viktimën, të keqtrajtuarin me pa të drejtë nga struktura shtetërore, është veprimi më shërues dhe që sjell përgjegjshmëri në qeverisjen e Shtetit. Sa më shumë personifikime, protesta të tilla të kemi, aq më shumë shoqëria jonë është e gjallë, reaguese dhe demokratike. Mirëpo të dhunosh dhe të dëmtosh duke qëlluar me gurë dhe çdo mjet tjetër të fortë që të kap dora policinë e Shtetit është vandalizëm. Të shkatërrosh zbukurimet e Vitit të Ri që janë për qytetarët, të prishësh e të dëmtosh pronën publike të sinjalistikës së qarkullimit rrugor, tabelat e vendqendrimeve nëpër rrugë është vandalizëm.

Është duf i verbër që vetëm moral dhe vlerë shoqërore nuk ka brenda. Prandaj dhe protestës së dhunshme të të rinjve, të shoqëruara nga thirrja-kushtrim shumë e drejtë “Unë jam Klodiani!”, nuk ju bashkuan qytetarë të thjeshtë. Prandaj nëpër rrugë kemi parë vetëm të rinj me kapuçë në kokë, që të mos njihen nga policia, ndërsa kryejnë veprime vandalësh. Nuk është kjo protesta e ligjshme. e drejtë, që ngre në këmbë një komb të tërë. Të rinjtë vandalë vetëm se e prishën protestën. E denatyruan atë. Ia hoqën pjesën e shëndetshme dhe reformuese për ndërgjegjen tonë publike të qullur nga një mosveprim tashmë prej gati tridhjetë vitesh (pas errësirës 45 vjeçare të diktaturës). Do të doja të dilja edhe unë, si çdo qytetar, në protestë. Por vandalizmat e nisura që në protestën e ditës së parë, më frenuan hapat për të dalë nga shtëpia.

Thirrjet politike përtej kushtrimit qelibar “Unë jam Klodiani!” më larguan çdo motivim për të thënë timen me praninë fizike në protestë. Ja përse revoltat e këtyre katër ditëve të para, pas vrasjes aksidentale të të riut 25 vjeçar nuk u kthyen në një lëvizje kombëtare. Lëvizje e cila do të ishte mëse e mirëpritur nga qindra mijëra prej nesh, nëse nuk do të merrte që në shfaqjet e saj të para ngjyrime politike e partiake. Kjo lëvizje do të kishte shërbyer për të sjellë më shumë përgjegjshmëri në strukturat e Shtetit tonë, në rradhë të parë në Policinë e Shtetit dhe në shërbimet e tjera të specializuara që duhet të ruajnë e mbrojnë jetën e qytetarit, e jo t’ia marrin atë nga pakujdesia! Po.

Pikërisht duke jetuar e mbijetuar si një protestë e ligjshme, e dalë nga shpirti për padrejtësitë me të cilat përballen qytetarët sot nga strukturat publike, deri në rastet ekstreme kur humbin edhe jetën, ajo do ta kishte shndërruar në vlerë gjithëkombëtare humbjen tragjike të jetës së të riut Klodian Rasha. Dhe familja e të ndjerit nuk do të kishte qenë e detyruar të bënte asnjë dalje publike, por të jetonte veçse me zinë e humbjes së të dashurit të saj. Vandalizmat ia mbytën vlerat shoqërore protestës dhe u kthyen vetëm në shfrime të një dufi të pa-fytyrë, të pa-ideal dhe kësisoj, të pambështetshëm nga qindra e mijëra qytetarë.

Nëse protesta do të ishte mbajtur qelibar, ashtu spontane, e mbarsur vetëm me zhgënjimin e revoltën e ligjshme për humbjen e jetës së një të pafajshmi, e ngjyrosur me personifikimin e të riut viktimë të një gabimi të pafalshëm policor, sot nëpër rrugë do të ishin me dhjetëra mijëra vetë. Dhe cilido shërbyes Shteti, në çdo pozicion, jo vetëm polic, pjestar i trupave speciale apo i çdo strukture tjetër të Shtetit, do të kishte marrë mësimin e duhur dhe paralajmërimin për ndëshkim shembullor ndaj çdo veprimi të padrejtë dhe abuziv mbi qytetarin. Me braktisjen e këtyre protestave plot dhunë, qytetarët vetëm se i thanë një “JO!” dërrmuese vandalizmit të tyre.

Related Posts

“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

23/03/2026
VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6

VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6

22/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al