• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ju që shani Alketën, pini uthull!

07/02/2020
Ju që shani Alketën, pini uthull!

Nga Roland Qafoku

Çfarë nuk u tha e çfarë nuk u shkrua për Alketa Vejsiun për daljen mbrëmë në Sanremo. Por shprehja që më ka lënë pa fjalë ishte: Na turpëroi dhe na fëlliqi.

Epo ky është kulmi! A ka sukses më të madh kur një grua shqiptare arrin të shfaqet dhe moderojë në Sanremo? Pikërisht aty, në sallën e atij festivali ku kanë performuar sa e sa yje italianë e botërorë të muzikës dhe ne të themi që Alketa na turpëroi?

Vetëm një masë njerëzish me probleme me veten, që kanë si ushqim urrejtjen për të mirën, që zilinë e kanë bashkëudhëtare të jetës, që janë rritur keq, janë ushqyer po aq keq dhe që u mungon pozitiviteti mund të thonë që Alketa na turpëroi.

Lëre pastaj ata dyshuesit e sëmurë që shkruajnë se ka dhënë para për të qenë atje. Edhe sikur kjo të jetë e vërtetë, unë pyes: a mund të pranohet në Sanremo edhe një i paaftë vetëm se ka dhënë para!? Kjo është të mbash barkun me dorë. A bëri gabime Alketa? Vetëm kush fle gjumë nuk bën gabime. Unë si zanat kam fjalën mund të numëroj disa. Por, ama ajo bëri një gjë aq të madhe për të gjithë ne. Na bëri krenarë!

Ne që 29 vjet më parë iu qepëm litarëve të anijeve dhe sulmuam Italinë fiqnje, ashtu të rreckosur, të pangrënë dhe të paparë. Apo i harruat ato pamje? O njerëz! Alketa është produkt 100 për qind shqiptar dhe arriti në majë. Kush nuk e kupton dhe nuk e vlerëson këtë, të pijë uthull tërë ditën dhe tërë jetën. Unë kam vetëm këto fjalë: Faleminderit Alketa! Na bëre krenarë!

Related Posts

“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ndihem si peshku pa ujë”/ Gimbo flet për Selin: Kam bërë dashuri shpirtërore me të

“Ndihem si peshku pa ujë”/ Gimbo flet për Selin: Kam bërë dashuri shpirtërore me të

20/03/2026
“Është në proces gjyqësor”/ Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

“Është në proces gjyqësor”/ Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al