• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ka ardhur koha t’ia vëmë ne kushtet Bashës dhe jo Rama

25/12/2020
Vrasja e Klodian Rashës nga policia, Basha: Përgjegjës janë Edi Rama dhe Sandër Lleshaj

Nga Artan Gjyzel Hasani

Dëgjo, Lulzim Basha dhe ju krerët butaforikë të Opozitës reale dhe të asaj fallco! Vota që ju kërkoni nga ne u duhet kushtëzuar me një çështje gangrenë të pothuajse 30 viteve: Nëse ti kërkon votën e të djathtës reale, duhet të bësh një pakt luajal me të djathtën reale të vendit, ish të persekutuarit dhe familjet e viktimave të diktaturës. Duhet të distancohesh publikisht dhe realisht nga parrulla përdhosëse e idealit demokratik “bashkevuajtës e bashkëfajtorë” që e solli vendin në këtë derexhe.

Nëse ti kerkon votën tonë duhet të krijosh një Task Forcë apo Agjenci Hetimi të mandatuar për identifikimin, kapjen, ekstradimin dhe nxjerrjen para gjyqit të të gjithë kriminelëve të Diktatures kudo që ndodhen, në Shqipëri apo nëpër botë, në shëndet të plotë, në vilat e tyre, nëpër azile apo edhe në shtratin e vdekjes, nënshtetas të huaj apo shqiptarë. Një Task Forcë të përbërë nga prokurorë, investigues, ekspertë, juristë, diplomatë, me “carta bianca” për të vepruar të pavarur nga askush, veç ligjit.

Nëse ti kërkon votën tonë ky duhet të jetë një kusht paraprak dhe i vetëm për t’u zbatuar sapo të vini në pushtet, në trajtën e një marrëveshjeje të vulosur e firmosur nga të gjithë palët e interesuara në shkëmbim të votës. Nëse ju nuk e pranoni këtë pakt atëherë nuk do keni kurrë votën e kërkuar! Nuk mund të lejohet akoma krim pa ndeshkim. Vetëm një popullatë e përbërë nga zarbo dhe maskarenj do ta lejonte në vazhdimësi këtë mungesë të ndëshkimit.

Dhe të mendosh që bëhet fjalë për KRIMIN më të madh të kryer në tërë historinë e atij vendi kundër vetë popullit të vet! Kombet dinjitoze e kanë bërë dhe e bëjnë akoma këtë! Dëshmo që nuk je edhe ti një politikan rrëmbythje si të gjithë ata që kanë drejtuar këtë vend në pothuajse 30 vitet e fundit. Dëshmoje, Lulzim Basha antikomunizmin që ishte një nga kolonat me të cilat mburrej në fillim ajo PD, përndryshe nuk do kesh fytyrë e as gojë të përmendësh fjalën “diktaturë komuniste, krimi komunist” e të tjera shashka propagandistike që ia hidhni votuesit tuaj. Shqiptarët NUK kanë qenë kurre “bashkëvuajtës e bashkëfajtorë”, slogani më djallëzor i demokracisë.

Shqipëria nën diktaturë ka pasur njerëz të vuajtur e të dobët nga njera anë dhe kriminelë e fajtorë që i kanë duart me gjak nga ana tjetër, dhe sot në demonkraci ka krim pa ndeshikm. Nëse nuk ndëshkohet krimi më i madh në historinë shqiptare, nuk do të ketë kurrë as paqe sociale e as rrugëtim të ndershëm demokratik drejt prosperitetit ai vend. Dhe krimi nuk ndëshkohet me mbledhje e konferenca mbushur me slogane antikomuniste, por me marrjen zvarrë të individeve te denoncuar kriminele të Diktaturës në rrugen e duhur ligjore dhe me mjetet e duhura kudo qofshin dhe përballja e tyre individuale me ligjin për krimet e bëra. Ka ardhur koha t’ia vëmë ne kushtet Bashës dhe jo Rama, Meta e vargani i politikanëve dalëboje!/ TemA

Related Posts

“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FOTO/ Inter, harron si fitohet, ngec edhe në Franchi, Milan e Napoli besojnë te titulli (VIDEO)

FOTO/ Inter, harron si fitohet, ngec edhe në Franchi, Milan e Napoli besojnë te titulli (VIDEO)

23/03/2026
VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

23/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al